procedim penal

Kur fillon procedimi penal? A mund te jem i proceduar pa qene vete ne dijeni se ndaj meje eshte nisur hetim? Pra, a mund te jete hapur dosje hetimi me emrin tim pa qene vete ne dijeni?


Qytetari: k. m. Data: 22 December , 2019, Kategoria: Penale.

2 responses to “procedim penal”

  1. Te orientoj ti drejtohesh prokuorise me nje kerkese zyrtare per informacion, nese realisht dyshon se mund te jesh para ketij fakti.

  2. 1

    Nuk ka një definicion të saktë në Kodin e Procedurës Penale se kur fillon procedimi penal, megjithatë nga analiza e dispozitave 293 – 304 e vijues konsiderohet nga momenti që je nën hetim! Kur prokurori krijon bindjen se ka prova të mjaftueshme për të hapur një çështje penale atëherë vendos “Urdhër ndalimi” (përveç rasteve të flagrancës) duke të atribuar një ose disa vepra penale, ku mbi bazën e tyre, ndaj personit, caktohet masë sigurimi nga gjykata, ose procedon me hetim në gjendje të lirë. Gjatë kohës që kryejnë hetime, deri para përfundimit të tyre, kanë detyrimin ligjor të lajmërojnë për të marrë të dhënat dhe për të pyetur në lidhje me rrethanat dhe faktet e ngjarjes. Akuza konkrete të komunikohet përpara se të dërgohet çështja në gjykatë.
    Qenia nën hetim nuk nënkupton domosdoshmërish fillimin e një procedimi penal. Prokurori mund të vendosë mosfillimin e procedimit penal, ose pushimin e çështjes (për kundravajtjet penale e bën vetë neni 328 KPrP), (për krime bën kërkesë në gjykatë për pushimin e çështjes neni 329 i KPrP).
    Në rast se e konsideron se ekziston fakti penal, bën kërkesë në gjykatë për dërgimin e çështjes në gjyq.
    Bazuar në nenin 296 të KPrP, përpara përfundimit të hetimeve do të thërrasin.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet