Probleme pronesie

Pershendetje,

Kam probleme pronesie. Nuk po arrij dot te marr certifikaten e pronesise se pasurise qe me takon. Nga tapia prej 5000 m une jam pajisur me certifikate vetem per nje pjese 470 m2.  Pjesen tjeter nuk me njeh hipoteka. Kam bere denoncim me dhjetra here, pasi pronen ma kane zaptuar nje firme private me documenta te fallsifikuara. Kjo firme ka blere nje pjese te tokes tek disa persona qe nuk jane as banore te asaj zone,  pervec fallcifikimeve te bera. Kjo firme ka zaptuar 2-fishin e asaj qe ka blere dhe qe e ka pa asnje lloj dokumenti.  Kam 20 vite qe e denoncoj, demaskoj me fakte dhe prap shteti nuk merr masa. Ju lutem me thoni se cfare mund te bej dhe se ku duhet te drejtohem? Faleminderit,


Qytetari: B. G. Data: 19 February , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Probleme pronesie”

  1. Pershendetje. Ceshtja qe ju parashtroni eshte komplekse dhe vleresimi i plote mund te behet vetem duke pare te gjithe dokumentacionin e plote. Megjithate, ju mund te ngrini nje padi ne gjykate me kerkese per te regjistruar titullin tuaj te pronesise, pra arsyen ligjore prej te ciles ju jeni bere pronar dhe/ose te kundershtoni regjistrimin e bere nga ana e ASHK ne emer te subjektit qe ju pretendoni se ju ka zene pronen ne menyre te paligjshme. Gjithashtu ju keni te drejte te beni nje kallezim ne prokurori per dokumentet e falsifikuara.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet