Probleme me te dhenat e gjendjes civile (daten e lindjes)

Pershedetje.
Kam pas nje problem ne lidhje me ndryshimin e ditelindjes. Ne letrat e bashkise, rezulton te jete ditelindja e sakte, ndersa ne karten ID-se  daten 26 e kan bere 20. Ky eshte nje gabim qe e kane bere vite me pare dhe ashtu ka qendruar. Pyetja ime eshte nese mund te me sjelli probleme ky ndryshim dhe si mund ta zgjidh? Shumica e dokumentave si diploma dhe dokumente te tjere mbajne daten e ndryshuar.
Faleminderit


Qytetari: J. H. Data: 25 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Probleme me te dhenat e gjendjes civile (daten e lindjes)”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:
    1

    Pershendetje,

    Ne parim aktet e prodhuara nga Zyrat e Gjendjes Civile kane perparesi ndaj akteve te tjera te prodhuara nga institucione te tjera private ose publike, te cilat permbajne po te njejtet element (emer, mbiemer, datelindje, atesi etj).

    Në rastin e gabimit material të provuar në një akt të gjendjes civile, ju mund të kërkoni ndreqjen e gabimit të ndodhur duke paraqitur bashke me kerkesen, nje kopje të aktit të lindjes, si dhe çdo dokument tjetër që provon gabimin. Ne rast se Zyra e Gjendjes Civile refuzon të ndryshojë të dhënat e gjendjes civile, pas kërkesës tuaj, ju keni të drejtë të kërkoni në gjykatë ndryshimin e të dhënave personale të regjistruara në Zyrën e Gjendjes Civile.

    Falminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet