Probleme me pronesine e apartamentit

Pershendetje,

Pas privatizimit te apartamenteve ne vitin 1993, jam bashkepronar ne nje apartament. Si duhet te veproj me bashkepronaret te cilet po ndikohen nga motra ime dhe po jua mer me “force” pjesen e tyre te shtepise, mamase pasi babai ka vdekur.
A kam mundesi te kryej procedurat e rivleresimit te apartamentit, pasi pjesetaret e tjere nuk duan te paguajne vleren qe ju takon, me justifikimin se nuk kane leke? Ku duhet te aplikoj se nuk po orientohem dot ne portali e-Albania? Faleminderit


Qytetari: i. k. Data: 15 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Probleme me pronesine e apartamentit”

  1. Pershendetje,

    Lidhur me kontratat e mundshme te dhurimit qe persona te familjes tuaj mund te lidhin, ju nuk keni te drejte ligjore te nderhyni. Perjashtim ben rasti kur kontrata lidhet ne shkelje te ligjit, si per shembull ne mashtrim. Ne cdo rast pjesen tuaj nuk e transferojne dot pa miratimin tuaj me ane te nje akti noterial.
    Nderkohe persa i perket rivleresimit te pasurise, ju nuk mund te detyroni bashkepronaret e tjere per ta bere rivleresimin, pasi nuk hyn te shpenzimet qe jane te domosdoshme per sendin, por eshte nje vendimmarrje e secilit prej bashkepronareve. Megjithate nese ju keni mundesi financiare, mund ta paguani ju te gjithe detyrimin (per kete ju duhet autorizimi i bashkepronareve te tjere) ose ne rast te kundert mund te rivleresoni vetem pjesen tuaj takuese te pasurise.
    Ne portalin e-Albania, aplikimin per rivleresim e gjeni ne seksionin e pasurive te paluajtshme. Pasi te klikoni ne kete seksion, te pjesa e sherbimeve, nje prej tyre eshte edhe aplikimi per rivleresim.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet