Probleme me mbivendosje prone

Pershendetje,

Kam 30 vite qe kam token ne perdorim ne baze te ligjit 7501 dhe me nxjerrin pretekse se eshte numri  kadastral i ndryshem.  Si duhet te veproj, pasi prefektura me kthen pergjigje negative? Faleminderit,


Qytetari: L. S. Data: 10 July , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Probleme me mbivendosje prone”

  1. Pershendetje,

    Ne maj te ketij viti ka hyre ne fuqi ligji 20/2020, per perfundimin e proceseve kalimtare te regjistrimit te prones. Ky ligj synon te rregulloje te gjitha procedurat e paperfunduara te regjistrimit te prones. Ne rastin tuaj do t’i paraqisni nje kerkese Agjencise Shteterore te Kadastres, duke i kerkuar regjistrimin e AMTP-se. Dokumentacioni perkates duhet t’i percillet ASHK-se nga Drejtorite e Administrimit te Tokes Bujqesore, por per te fituar kohe, ju sugjerojme qe kerkeses t’i bashkengjisni nje AMTP te noterizuar, kopje te formularit 6 dhe plan rilevimi. Pjesa tjeter e procedures ndiqet nga ASHK vete.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet