Probleme me lejen e levizjes se femijes nga ish-bashkeshorti

Pershendetje,

Jam e divorcuar me vendim te formes se prere. Kam nje femje ne ngarkim. E kam te pamundur te gjej nje pune te perballoj jetesen ketu. Vellai im, me dokumenta te rregullta italiane, me siguron kontrate pune dhe strehim ne Itali. Ish-bashkeshorti nuk jep pelqimin qe te marr djalin me vete. Ka ndonje rruge ligjore qe une bashke me djalin te udhetoj drejt Italise per arsye pune? Sqaroj se ish-bashkeshorti merr djalin dy here ne muaj, sipas vendimit te gjykates. Nuk ka derdh asnjehere kontributin ushqimor qe i ka ngarkuar gjykata. Me jepni nje keshille sesi mund te veproj? Faleminderit


Qytetari: B. K. Data: 13 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Probleme me lejen e levizjes se femijes nga ish-bashkeshorti”

  1. Pershendetje. Autorizimi per te dale me femijen e mitur jashte shtetit mund te jepet vullnetarisht nga prindi tjeter, ose mund t’i kerkohet gjykates. Per kete prindi duhet te paraqese nje kerkese ne gjykate me objekt leshim autorizimi; prindi tjeter do te jete ne cilesine e personit te trete. Gjykata vlereson situaten dhe vendos nese do te miratoje apo jo autorizimin per lejimin e daljes se femijes. Gjate gjykimit do te caktohet edhe nje eksperte psikologe, te cilen do te duhet ta paguani ju, per te vleresuar nese leshimi i autorizimit eshte ne te mire te zhvillimit psiko social te femijes.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet