Probleme me kredi

Kam marre nje laptop me ane te final dhe kam paguar te gjitha faturat muaj per muaj. Ne perfundim te kredise ata kerkojne leke te tjera shtese pa dhene asnje lloj shpjegimi, thone thjesht duhet ti paguash dhe kaq. Si duhet te veproj?


Qytetari: B. K. Data: 15 November , 2019, Kategoria: Detyrime.

2 responses to “Probleme me kredi”

  1. 1

    Perderisa i ke paguar dhe e provon me mandate zyrtare pagesat e tua, drejtoi nje shkrese informuese “sqaruese”, duke i konfirmuar faktin e likuidimit total te pageses dhe sqarime per pretendimet e tyre, (se ndoshta ekziston edhe mundesia se personi kompetent ku ke derdhur per pagesat e tua, nuk i ka derdhur pagesat e tua duke i vjedhur dhe shperdoruar detyren) gjithmone ruaj mandatet ne rast hipotetik te zgjidhjes gjyqesore

  2. Në rast se ke paguar dhe i provon pagesat me mandate atëherë nuk ke pse të shqetësohesh dhe e vetmja mënyrë që kë është ti shkruar një shkresë subjektit që t`i kërkon, duke i dhënë të gjitha dokumentet që e ke përmbushur detyrimin.
    Në rast tjetër është subjekti që pretendon lekët nga ju, që duhet ti drejtohet gjykatës kompetente për të mbledhur detyrimin që pretendon.
    Në momentin që të vjen një shkresë nga zyra përmbarimore, për ekzekutimin e detyrimit atëherë duhet të kontaktosh me një avokat për të mbrojtur të drejtën tënde.
    (Ruaj mandatet e pagesave).

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet