Probleme me kontraten e furnizimit me uje

Pershendetje,

Jam nje grua e divorcuar me bashkeshortin ne vitin 2013 me vendim gjykate. I jam drejtuar dje me kerkese ujesjellesit per kontraten e ujit . Por ish bashkeshorti im doli ne debitor 2014 -2020. Dhe ato me kthyen pergjigje po nuk i pagoi ai ujin nuk ju lidhim kontraten e ujit . Une jam invalide dhe perfitoje KEMP ne baze te vendimit …….
Jam edhe me urdher mbrojte me vendim gjykate Nr. ….. date 2019, deri me dt. ….2020 . Jetojme me ish-bashkeshortin ne nje shtepi private dhe qe kur jemi ndare nuk kemi pasur uje dhe drita, por dritat i kam lidhur me Kontrate nr. ….. Ndersa ujin nuk e lidhin drejtoria e ujesjellsit sepse eshte debitor ai.

Pse nuk ma bejne kontrate drejtoria e ujesjellesit?  Ju lutem me ndihmoni si mund ta zgjidh kete problem, se jam pa uje. Faleminderit.


Qytetari: M. F. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Probleme me kontraten e furnizimit me uje”

  1. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje,

    Nese banesa private ku jetoni eshte ne pronesi te ish-bashkeshortit tuaj, i cili eshte debitor ndaj ujesjelles-kanalizimeve sh.a, atehere nuk mund te kryhet lidhja e furnizimit me uje, pa u shlyer me pare detyrimi i prapambetur. Duke qene se jeni divorcuar me vendim gjykate dhe jetoni ne te njejten banese me ish-bashkeshortin tuaj, ju sugjerojme te beni pjesetimin e pasurise dhe te regjistroni pjesen tuaj takuese te pasurise ne pronesine tuaj. Me pas mund te kerkoni per lidhjen e nje kontrate te re me ujesjelles-kanalizimet ne emrin tuaj (lidhje me vete).

    Nisur nga statusi juaj si invalide, ju bejme me dije se ne baze te VKM nr. 18, date 12.01.2018 “Për subvencionimin e lidhjes së kontratave dhe të vendosjes së matësve të ujit për kategoritë në nevojë” (botuar ne fletoren zyrtare nr. 6, viti 2018), Ju beni pjese ne kategorite ne nevoje qe mund te perfitoni lidhjen e kontratës së ujit dhe vendosjen e matesit pa pagesë.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet