Probleme me komunikimin me femijet pas divorcit

Jam i divorcuar nga ish-bashkeshortja me vendim gjykate. Kam dy femije me te, por ajo nuk mi nxjerr  femijet te flas ne telefon, pasi me kerkon lek. Gjykata ka caktuar shumen prej 180 mije lek te vjetra per te dy femijet, por une nuk kam pasur mundesi ta paguaj kete shume gjithmon per arsye sepse kam qene ne burg ne Greqi. Por gjate asaj kohe here pas here i kam derguar lek, me pas kur dola nga Greqia udhetova drejt Italise dhe tani kam nje vit perseri pa pune.  Por pavaresisht situtes qe ndodhem, kam gjetur mundesine dhe  gjate ketij viti serish i kam nisur lek kur kam pasur mundesi. Ish-bashkeshortja e di qe une jam pa pune, por me thote se nuk i intereson dhe perseri nuk mi nxjerr femijet per te folur ne telefon. Ju lutem me thoni si mundem te veproj ne te tilla kushte dhe nese jam i mbuluar ligjerisht per shkak se jam i pa pune? Me respekt,


Qytetari: r. d. Data: 7 February , 2021, Kategoria: Familjare.

One response to “Probleme me komunikimin me femijet pas divorcit”

  1. Përshëndetje,

    Detyrimi ushqimor është një ndër detyrimet kryesore të çdo prindi ndaj fëmijës së tij që duhet të përmbushet edhe pas zgjidhjes së martesës. Në caktimin e ndihmës për ushqimin e fëmijëve nga prindërit e tyre, gjykatat mban parasysh nevojat për rritjen dhe edukimin e fëmijëve, si dhe gjendjen ekonomike të prindit që është i detyruar ta përmbushë detyrimin. Sipas dispozitave të Kodit të Familjes, detyrimi ushqimor i prindërve vazhdon edhe ndaj fëmijëve madhorë që ndjekin shkollat e mesme ose të larta me shkëputje nga puna deri në 25 vjec.
    Fakti qe ju jeni ne pamundesi ekonomike per te paguar kete detyrim, nuk do te thote qe ju nuk keni te drejte per te komunikuar apo takuar femijet tuaj. Ju mund t’i drejtoheni permbaruesit shteteror ose privat per ekzekutimin e vendimit te gjykates, per t’iu lejuar takimin dhe komunikimin me femijet sic eshte vendosur ne vendim. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet