Probleme me kompanine ndermjetesuese per punesim ne Gjermani

Pershendetje te nderuar,
Jam nje infermier me kontrate pune ne Gjermani, disponoje kualifikimin e duhur, license gjermane si dhe vize pune. Problemi eshte se kompania qe ka marr persiper transferminin tone ne Gjermani na ka anulluar biletat duke na thene se nuk mund te udhetoni drejt Gjermanise per shkak te situates se krijuar nga covid 19, Sipas informacioneve qe kemi neve na lejohet udhetimi drejt Gjermanise pasi jemi personel mjekesor dhe mbi te gjitha me vize. Kompania nuk pranon te na jape shpjegime te metejshme  duke u justifikuar se jemi ne shtepi e jo ne pune. Shprehen se kur te dalim ne zyre do ju informojme….nderkohe qe ata pagen e marrin njelloj sikur jane ne pune. Jemi te shqetesuar shume mbi sjelljet e tyre arrogante pasi dhe qeveria e ka lejuar qe aktivitetet e punesimit te hapen dhe te punojne.  Si mua jane edhe 20 studente te tjere. Mund te na ndihmoni se cfare mund te bejme ne lidhje me kete rast? Faleminderit,


Qytetari: M. T. Data: 22 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Probleme me kompanine ndermjetesuese per punesim ne Gjermani”

  1. Pershendetje!

    Trajtimi i çeshtjes qe ju parashtroni kerkon njohjen me kushtet dhe termat e kontrates qe ju keni nenshkruar me subjektin qe ofron ndermjetesim per punesim ne Republiken Federative Gjermane. Sipas kushteve te dakortesuara/nenshkruara ne kete kontrate dalin dhe te drejtat dhe detyrimet e seciles pale dhene vartesi te shkeljes se tyre secila nga palet kontraktore mund te kerkoje zgjidhjen e kontrates dhe shperblimin e demeve te mundshme dhe mund te jene shkaktuar asaj nga mospermbushja e detyrimeve kontraktuale. Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet