Probleme me kompanine e telefonise celulare

Pershendetje,

Doja te me ndihmonit me nje sherbim ligjor sepse gjate kohes se pandemise kur ishim te mbyllur brenda dhe na lejohej vetem nje ore ne dite dalje, kompania e telefonise celulare me bllokoj numrin per arsye te mospageses se fatures.  Kjo ne kushtet qe i kisha lajmeruar se nuk kam ku t’i paguaj, pasi nuk kam dyqan te kesaj kompanie afer. Theksoj se nuk kam firmosur asnje lloj kontrate me kete kompani, thjesht ma kane ofruar ata numrin me kontrate, por nuk jam lajmeruar kurre me keto kushte.

Dua te thoni nese eshte e drejte qe nje kompani te sillet keshtu me klientet e saj ne kohe pandemie?

Faleminderit,


Qytetari: R. B. Data: 20 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Probleme me kompanine e telefonise celulare”

  1. Pershendetje,

    Gjate kohes se pandemise dyqanet dhe pikat e tjera te ofrimit te sherbimeve te telefonise celulare ishin te hapur, sipas fashave orare te percaktuara. Ne keto kushte, gjendja e fatkeqesise natyrore nuk eshte shkak per mospermbushjen e kushteve te kontrates. Pavaresisht se kontrata ju eshte ofruar nga ana e shoqerise se telefonise celulare ju keni rene dakord me kushtet e saj dhe ligjerisht jeni te detyruar t’i zbatoni. Kontrata quhet e lidhur ne momentin qe ju keni pranuar sherbimin. Ne cdo rast, per te vleresuar situaten nga pikepamja juridike dhe nese ka ndonje klauzole qe ju shmang nga pergjegjesia per shkak te forces madhore, ju duhet te paraqiteni prane shoqerise dhe te kerkoni nje kopje te kontrates.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet