Probleme me blerjen e apartamentit

Pershendetje,

Ju lutem me ndihmoni dot me nje sherbim ligjor falas. Ne vitin 2008 kam blere nje shtepi apartament ne Dr, lagjia 13 plazh. Kete apartament e bleva ne mirebesim tek nje njeriu im. Beme kontrate premtim akt shitblerje shtepie dhe me tha neser do sjell certifikaten e pronesise se nuk e gjeta dot sot. I bera pagesen pastaj doli qe shtepia ishte e bllokuar nga permbarimi per nje borxh qe ai kishte. I kerkova te me kthente leket dhe me genjente do te jap apartament tjeter. Qe nga ai moment une as lek si kam marr dhe apartamentin e mori banka. Dhe sot kane kaluar kaq vite qe nga 2008 dhe nuk me pergjigjet. Nuk kam mundesi ekonomike ta hedh ne gjykate. Cfare me keshilloni? Faleminderit,


Qytetari: R. B. Data: 9 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Probleme me blerjen e apartamentit”

  1. 1

    Pershendetje. Zgjidhja e vetme e problemit tuaj eshte gjykata, pasi vullnetarisht ai ka refuzuar pe me shume se dhjete vite ta permbushe dhe nderkohe ligji nuk parashikon zgjidhje tjeter. Megjithate duhet t’ju themi qe duke qene se kane kaluar me shume se dhjete vjet, atehere ju ne gjykate nuk keni te drejte te kerkoni zgjidhjen e kontrates dhe kthimin e shumes, pasi ka kaluar afati ligjor se kur gjykata mund te marre ne shqyrtim rastin tuaj. E vetmja mundesi eshte te kerkoni qe kontrata te shpallet e pavlefshme, pasi ka pasur elemente te mashtrimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet