Probleme familjare pas divorcit

Pershendetje,

Jam divorcuar dhe ish-bashkeshorti e perdor femijen per t’u hakmarre ndaj meje, jo vetem ai por dhe familjaret e tij. Femija nuk i raporton pasi e ka frike dhe e ka trembur. Nuk po gjej zgjidhje. Kam bere kallzim ne polici dhe e pushon prokuroria. Rasti perseritet dhe femija vjen me mllef dhe me shan mua nenen e tij, behet agresiv ne banese sa here vjen nga babai i tij. Nuk di si ta zgjidh kete situate. Kam nevoje per mbeshtetje dhe nese mund te me ndihmoni me ndonje keshille ligjore mbi kete ceshtje, sesi duhet te veproj. Faleminderit,


Qytetari: R. G. Data: 19 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Probleme familjare pas divorcit”

  1. Pershendetje
    Duke iu referuar situates qe parashtroni ne pyetjen tuaj, ju keshillojme te viheni ne kontakt me qendrat e sherbimit social prane bashkise se qytetit ku ju banoni, ne menyre qe femija te asistohet me ndihme psikologjike nga psikologet dhe punonjesit social. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet