Problem pronesie

Jam bashkepronar i nje pasurie ne fshatin Dardhe ,Korce ,zona kadastrale 1446 .Pasurine e kemi perfituar nga vendimi i komisionit te kthimit te pronave ne vitin 1995 .Kam shkuar ne hipoteka Korce zvrpp per tu interesuar per kete pasuri dhe aty kam mesuar se pasuria truall ne kartelen e pasurise rezulton shtet ,pemetore ,ka nje ndertim pa leje dhe okupuar nga trashegimlenesi.

Te gjitha keto j shenime ne kartele jane te pasakta. Ne harten kadastrale te cilen e ka bere nje kompani me emrin X pasuria rezulton perseri me mbivendosje fiktive me kufizuesin. Kjo kompani ka bere nje harte kadastrale per fshatin Dardhe ne vitin 2014, ne kete harte mbi 90% e pronave ne fshat rezultojne me probleme dhe gabime, me mbivendosje fiktive, me shtremberime dhe deformime te skicave .Personalisht jam bashkepronar ne 10 pasuri te paluajtshme ne fshatin Dardhe zk 1446 dhe asnje nga keto pasuri nuk pasqyrohen sakte ashtu sic eshte ne realitetin fizik ne harten kadastrale te bere nga X .Une i kam kerkuar hipotekes Korce te zbatoje Ligjin 111/2018 neni 16 (per korrigjimin falas te gabimeve ne harte dhe kartele ) por kane refuzuar te zbatojne kete ligj.

Trualli 312 m2 qe kam mban numer 49/3 ne harte .Kufizuesi 49/4 ne vitin 2019 ka bere nje genplan nga aluzini Korce ku te gjithe mbivendosjen fiktive e ka futur sikur e ka vete .Kete genplan e ka firmosur ish drejtori i aluiznit. Genplani ishte teresisht abuziv dhe i jashteligjshem sepse kufizuesi nuk mund te procedoje me vkm per legalizim te banesave te ndertuara perpara vitit 1991 dhe oborreve funksionale te tyre sepse ai e ka ndertuar shtepine ne vitet 2000-2005 plus qe pronen time nuk e ka oborr funskional.

Ne dijeni time legalizimi i eshte refuzuar.Per pasurine 312 m2 truall ne vitin 2014 ne bashkepronaret kemi bere nje kerkese per regjistrim dhe pergjigja qe ka erdhur thote se ka mungese dokumentacioni per nje ndertim pa leje. Kjo me siguri eshte shtepia e kufizuesit me te cilin ka mbivendosje fiktive .

Tani problemi qe dua te zgjidh eshte ky : pasuria e kthyer nga komisioni per kthimin e pronave eshte 312 m2 ,por ne realitetin fizik pasuria eshte me e madhe diku tek 550-600 m nga matjet e mia nga google earth .Tani kufizuesi qe ka mbivendosje fiktive aktualisht ka reth 300 m2 pa mbivendosjen ,ne burimin e origjines ai ka diku reth 180 m2 . Dyshoj se zvrpp Korce po favorizon kufizuesit per te tjetersuar nje pjese te prones time e cila eshte teprice .

Cfare menyre ligjore te ndjek per te marre certifikaten e pronesise per te gjithe metrat edhe tepricat ? Nje menyre eshte parashkrimi fitues per te cilin i permbush kriteret .Si te veproj per mbivendosjen fiktive per kufizuesin ? Si te veproj me zvrpp (agjensine shteterore te kadastres) ? A ka te drejte kadastra te tjetersoje pronat ne shtet ? Mbi cfare baze ligjore kadastra i nxjer pronat ne shtet ne sistemin e dixhitalizuar ? Perse nuk i nxjerr te pakonfirmuara kur nuk i ka hedhur akoma nga arkiva ne sistemin dixhital por i tjeterson ne shtet ? Dikush mendoj se duhet te jete pergjegjes per keto tjetersime ne kartela e pasurise .Ju lutem me ndihmoni


Qytetari: E. T. Data: 10 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Problem pronesie”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Ne lidhje me gabimet ne harten kadastrale si dhe kartelen e pasurise, sic dhe theksoni, ne perputhje me nenin 16 te ligjit nr 111/2017 prashikohet se: 1. Gabimet që vijnë nga veprimtaria e drejtorisë vendore korrigjohen pas konstatimit që bën drejtori vendor ose Drejtori i Përgjithshëm kryesisht, struktura përgjegjëse për ankimet ose me kërkesë të personave të interesuar.
    2. Drejtoria kadastrale është e detyruar të korrigjojë gabimet në pasqyrimin e të dhënave
    në kartelë dhe në hartën kadastrale, në raport me dokumentacionin e pronësisë apo me
    gjendjen faktike të pasurisë.
    3. Korrigjimi i gabimit është shërbim që nuk tarifohet.
    4. Kur gabimi konstatohet në hartat kadastrale, drejtori i zyrës mund të urdhërojë
    riverifikimin në terren.
    5. Refuzimi për të korrigjuar gabimet e saj e bën përgjegjëse drejtorinë vendore, sipas
    parashikimeve të këtij ligji.
    6. Agjencia nuk mban përgjegjësi për gabimet e akteve noteriale të lidhura ndërmjet
    subjekteve private.
    Nese ju gjykoni se Drejtoria vendore e ASHK-se Korce nuk ka vepruar ne perputhje me ligjin, sic dhe mund te konstatoni ne piken 5 te nenit 16 te ligjit nr. 111/2018, dhe ne pepruthje me rendin hierarkik te ASHK-se, ju mund ti drejtheni niveli qendror per t’u ankuar per shkeljen e kryer (nese jemi ne keto kushte), Drejtorise Qendrore Tirane te ASHK-se.
    Ju bej me dije se ne perputhje me piken 4 nenin 24 te ligjit nr. 111/2018 parashikohet se: “Të gjitha aktet e parashikuara në këtë nen i nënshtrohen regjistrimit paraprak në
    kadastër. Çdo akt apo veprim i mëvonshëm tjetërsimi i pasurisë, që nuk ka vijimësi
    kronologjike dhe që do të krijonte mbivendosje të titujve, refuzohet nga ASHK-ja.”
    Nese do ishim para faktit se gabimet e ardhura nga veprimet e Institucioni pergjegjes, keto gabime do te mund te rregullohehin nga vete Drejtoria vendore e ASHK-se Korce. Nese nuk jeni ne keto kushte, ne varesi te situates faktike ky rregullim mund te doje te ndiqet ne rruge gjyqesore.
    Nga sa parashtoni, ju dispononi vendimin e AKKP-se e cila ju ka njohur pronar mbi pronat qe ju referoni keshtu qe nuk qendron diskutimi i fitimit te pronave ne forma te tjera qofte nepermjet institutit te parashkrimit fitues. Percaktimi i siperfaqes reale te prones percatohet nga ekperti perkates i cili ben matjen ne terren, nese nje gje e tille eshte e nevojshme.
    Nese ju gjykoni se keni te beni me falsifikim dokumentash apo menyra dhe/ose mjete te tjera jo te ligjshme qe lidhen me tjetersimin e prones ne fjale mund ti drejoheni organeve hetimore perkatese.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet