Pershendetje,
Ne Tetor 2012 babi im ka bere nje akt-marreveshje me pronaret e truallit, ne te cilin kishim dyqanin brenda nje godine ne proçes legalizimi. Ne Akt-Marreveshje specifikohet qe do shperblehemi me 50 m2 dyqan, njesoj sa kishim, pasi te behej pallati. Pronaret e tokes na kane mashtruar dhe nuk po na japin asgje. Kjo situate ka pothuajse 10 vjet. Ju lutem me ndihmoni me informacion dhe dhe asistence juridike sesi mund ta zgjidhim kete problem. Jemi nje grup familjesh te prekura nga kjo gje. Nderkohe ndaj personit qe na mashtroi kemi hapur edhe nje gjyq penal. Ju faleminderit,
One Response
Pershendetje. Ju keni te drejte t`i drejtoheni gjykates me kerkese padi per permbushjen e kontrates te lidhur me pronaret e truallit. Nga procesi penal i nisur, edhe nese rezulton qe pala tjeter kontraktore ka konsumuar nje veper penale, gjykata penale nuk merr vendim per zgjidhjen e pasojave te marreveshjes se lidhur, pra mund te vendose denimin e personit, por jo qe t`ju vihet juve ne dispozicion prona. E vetmja gjykate qe mund ta beje kete gje eshte gjykata civile. Nisur nga fakti qe kontrata eshte lidhur ne vitin 2012, do t`ju keshillonim te paraqisnit sa me shpejt kerkese padine, per shkak te kalimit te afatit dhjete vjecar te parashkrimit te padise. Me kalimin e ketij afati, edhe pse ju mund te keni te drejte, afati i parashkrimit ju pengon qe te rivendosni ne vend te drejtat tuaja me ane te gjykates.