Problem pronesie

Pershendjetje,

Kam nje problem me pronesine e shtepise. Fillimisht shtepia ka qene nje e tera.  Ne rinine e vet burri ndertoi nje shtepi te mbeshtetur te e para dhe pasi u martuam u vendosem te shtepia e sapondertuar.  Si pasoje familjet paten nje ndarje, dmth ne dhe vjehrri nuk flisnin, respektivisht shtepia e madhe e vjehrrit dhe ajo e vogla burrit tim. Pas disa vitesh duhej te benim catine sepse ishte me solete dhe kishim lageshti, dhe per kete na u desh t’i kerkonim leje vjehrrit (shtepite kane mur te perbashket, e jona mbeshtetet te ajo e vjehrrit). Vjehrri pranon per catine dhe si pasoje u ngelej te shkonin te noteri me burrin tim.

Pas 2-3 diteve, nje kusheri i burrit dhe nip i vjehrrit, merr burrin tim per kafe i hedh dicka ne pije dhe e con te noteri ku i japin nje leter per te firmosur. Ne te shkruhej “une i nenshkruari…..po bej catine me leket e mia dhe nuk kerkoj asnje lek nga babai im nese shtepia shitet”. Te nesermen pasi burri erdhi ne vehte dhe shkuam te noteri, ai na tha qe ajo eshte kontrate dhurimi dhe nuk mund te zhbehej. Jam interesuar ne hipoteke, por shtepite figuronin te dyja ne emer te vjehrrit. Tani vjehrri ka vdekur dhe nuk e di ca do behet me shtepine ku jetojme. Ate e ka ndertuar burri im nga themelet qe kur ka qene i ri dhe nuk besoj se mund te hidhet poshte ky fakt me nje deklatate te manipuluar. Me jepni nje udhezim se cfare duhet te bej ju lutem? Ku te shkoj? A kemi te drejte mbi pronen apo jo? Faleminderit!


Qytetari: S. K. Data: 21 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Problem pronesie”

  1. Pershendetje. Lidhur me kontraten e dhurimit, nese keni pretendime se nenshkrimi eshte marre ne kundershtim me ligjin, mund t’i drejtoheni me nje kallezim prokurorise. Lidhur me pasurine, ne momentin qe vjehrri juaj ka vdekur, nese ai ka lene testament, pasuria i kalon personit qe eshte percaktuar si perfitues ne testament. Nese vjehrri nuk ka lene testament, e gjithe pasuria e vjehrrit tuaj do te ndahet ndermjet, bashkeshortes se tij (vjehrres tuaj), e cila ka te drejten te perfitoje 1/2 e pasurise, nderkohe 1/2 tjeter e pasurise do te ndahet ndermjet te gjithe femijeve te vjehrrit, duke perfshire edhe bashkeshortin tuaj. Nese nuk ka testament, secili prej trashegimtareve, duke perfshire edhe bashkeshortin tuaj ka te drejte qe t’i drejtohet nje noteri, per te kerkuar leshimin e deshmise se trashegimise ligjore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet