Problem pronesie

Pershendetje,

Kemi ndertuar nje shtepi ne vitin 1991 dhe akoma nuk e kemi te legalizuar. E kemi nisur proceduren qe ne vitin 2006 dhe ne vitin 2011 na aprovohet legalizimi. Por per shkak se ne nuk i kishim mundesite ekonomike nuk i vazhduam procedurat. Nga viti 2013 kemi shkuar ne zyrat e aluiznit per te vazhduar me proceduren, por asgje. Na thone vetem qe eshte ne proces, kur t’i vije rralla do ju marrim ne tel. Tani pas 30 viteve na del pronar kisha katolike. Ne nuk e dime se si eshte bere pronar kisha pasi ketu ka qene toke shteterore. Tani me ligjin e ri a mund te me legalizohet vetem banesa te pakten, dmth a mund te marr certifikaten e pronesise vetem per banesen pa truallin? Faleminderit,


Qytetari: A. H. Data: 18 October , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Problem pronesie”

  1. Pershendetje,

    Paraprakisht duhet te mbani ne konsiderate se regjistrimi i pronesise vetem te baneses, pa truall, se paku lidhje me truallin nen te, eshte nje regjistrim i gabuar dhe as nuk mund ta kerkoni. Cdo ndertese se paku duhet te regjistrohet dhe te kete minimalisht lidhje me truallin mbi te cilin eshte ndertuar, se paku aq siperfaqe sa ze ndertesa.

    Sa i perket legalizimit, nuk mund tju japim nje pergjigje te sakte ne lidhje me mundesine e perfundimit me sukses te ketij procesi. Fillimisht ju duhet te beni nje kerkese per informacion prane ASHK, ku te kerkoni informacion ne lidhje me procesin e legalizimit dhe mundesise per te legalizuar dhe per te marre certifikaten e pronesise te baneses tuaj, me kusht qe te paguani taksat perkatese per truallin mbi te cilin ndodhet banesa juaj.

    Ju mund te shtoni gjithashtu ne kerkesen per informacion nga ASHK, qe ky institucion tju vere ne dijeni mbi taksat dhe detyrimet e tjera qe duhet te paguani ne lidhje me mundesine per te marre ne pronesi truallin mbi te cilin eshte ngritur banesa juaj.

    Varesisht pergjigjes se ASHK, do duhet te procedoni ne vijim.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet