Problem pronesie

Përshëndetje!

Jemi perpara ketij rastit: Kemi dy bashkëshortet M.K dhe E.K. Nga kjo martesë kane ardhur ne jete dy vajza dhe djali K. K qe vjen nga martesa e parë e zonjes E. K.
Problemi qendron se është nje godine 4 kate. Ku kati i katert është ne pronësi të M.K dhe kati i parë i E. K. Theksoj se te gjitha investimet dhe cdo gje ne ate shtëpi eshte bere nga djali K. K qe vinte nga martesa e pare. M.K dhe E.K kane bere zgjidhje martese dhe jane divorcuar. Duke qene se K. K nuk ka asgje ne emer te tij por theksoje perseri qe cdo investim është bere vetëm nga K. K. A perfiton K. K nga kjo pronësi sepse duan t’a nxjerrin jashte baneses duke qene se nuk ka asgje ne emer te tij? Faleminderit,


Qytetari: K. Z. Data: 17 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Problem pronesie”

  1. Pershendetje. Persa kohe pasuria ka qene ne emer te dy bashkeshorteve, ajo pas zgjidhjes se marteses, ndahet ndermjet tyre ne pjese te barabarta. Asnje prej femijeve te ciftit, pavaresisht nese behet fjale per vajzat qe kane lindur gjate kesaj martese, apo per djalin qe ka lindur nga martesa e pare, nuk ka asnje te drejte ligjore mbi pasurite e ciftit, persa kohe keta te jene gjalle. Nese djali ka dokumente qe vertetojne pagesat e bera, mund te kerkoje kthimin e ketyre shumave.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet