Problem prishje banesash

Ne jemi një komunitet që i perkasim njesisë nr 8 dhe nr 4. Kanë vendosur të na prishin shtepite për interes publik?? Pra duan të na nxjerrin ne dhe të fusin të demtuarit nga termeti, ne na japin nga një hyrje ose 50 perqind, sipas kualifikimit dmth të legalizuar ose në proces. Si mund të mbrohemi ne? flm


Qytetari: G. N. Data: 21 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Problem prishje banesash”

  1. Pershendetje,
    Referuar Vendimit Nr. 7, datë 6.1.2020 “Për kushtet dhe procedurën për shpronësimet dhe/ose shkëmbimin e pronës, për interes publik, në funksion të procesit të rindërtimi”, në funksion të procesit të rindërtimit, pronarët e trojeve dhe të banesave që përfshihen në zonat e planifikuara për ndërtim ose në zonat e reja për zhvillim, subjekte private, mund të shpronësohen, për interes publik, duke u kompensuar në vlerë ose nëpërmjet shkëmbimit të pasurisë private me një pasuri tjetër të paluajtshme, në pronësi të shtetit, aktuale ose të ardhshme ose nëpërmjet kombinimit të kompensimit në vlerë me shkëmbimin e pronës private me një pasuri shtetërore aktuale ose të ardhshme, në përputhje me parashikimet e aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, si dhe procedurën e parashikuar në këtë vendim.
    Këto subjekte, në këto raste, nuk trajtohen si persona të prekur nga fatkeqësia, por si pronarë të pasurive private që nuk janë dëmtuar nga fatkeqësia, por që, për efekt të përballimit të pasojave të shkaktuara nga fatkeqësia, pronat e tyre duhen shfrytëzuar për llogari të programeve të rindërtimit.
    Shpronesimi per interes publik, njihet si nje nga menyrat e humbjes te se drejtes se pronesise, qe duhet te relizohet sipas procedures ligjore dhe kundrejt nje shperblimi te sipas cmimit te references per zonen. Ne te gjitha rastet, nese ju keni pretendime per sa i perket procedures se shpronesimit, apo menyres dhe vleres se shperblimit keni te drejte ti drejtoheni gjykates, per te kerkuar te drejten tuaj.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet