Problem per pensionin – ne vijim te asistences tuaj me ndihme ligjore

Pershendetje,

Dua te kontaktoj me ju nga afer per te diskutuar punen e pensionit tim sepse kur ishit te zyra tjeter me thate qe t’u paraqisja nje dokument qe do merrja nga ISSH…per te proceduar me problemin qe kam. A mund te me informoni se si mund ta perfitoj ndihmen tuaj? Faleminderit,


Qytetari: F. B. Data: 4 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Problem per pensionin – ne vijim te asistences tuaj me ndihme ligjore”

  1. Pershendetje,

    Per te perfituar ndihme juridike paresore prane Qendrave te Ndihmes Juridike Falas, ju duhet te paraqisni kerkesen me shkrim ose personalisht prane ketyre qendrave, si dhe te plotesoni:
    -“Formularin e kerkeses per Ndihme Juridke Paresore Falas”,
    -“Formularin per kategorite e vecanta” (nese ben pjese pjese te kategorite e vecanta duhet te parqisni certfikate personale dhe vertetim psh: vertetim qe trajtoheni me ndihme ekonomike/vertetim qe beni pjese te perosonat e paafte per pune/vertetim invaliditeti etj),
    -“Formularin i Vetedeklarimit te te Ardhurave dhe Pasurise” (nese ben pjese te kategorite e personave me te ardhura te pamjaftueshme, atehere duhet te paraqisni vertetimet perkatese, si psh: vertetim papunesie/vertetim page/vertetim pensioni, certifkate personale, certifikate familjare, vertetim per pasurite nga ASHK, etj).

    Ne linkun me poshte, ju mund te aksesoni formularin e aplikimit dhe vetedeklarimit per perfitimin e ndihmes juridike paresore: https://juristionline.al/kerko-ndihme-juridike-dytesore/

    Pasi keni plotesuar formularet perkates, se bashku me dokumentacionin qe dispononi, paraqiteni prane qendres ku keni bere aplikimin dhe perfitoni ndihmen juridke paresore falas. Nese me pas keni nevoje per ndihme juridike dytesore, pra t’i drejtoheni gjykates, punonjesit e qendres do ju orientojne ne lidhje me procedurat dhe dokumentat perkatese per perfitimin e ketij sherbimi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet