Problem me pronen

Pershendetje,

Kam marre lejen e legalizimit per banesen bashke me truallin. Ne certifikate pronesie me rregjistrojne vetem banesen dhe me thone qe duhet te presesh V.K.M per te dale edhe trualli. Ju lutem a mund te me shpjegoni pse ndodh kjo dhe si duhet te veproj? Ju flm.


Qytetari: l. h. Data: 19 November , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Problem me pronen”

  1. 1

    Pershendetje. Ligji per legalizimin e ndertimeve pa leje ka si objekt te tij formalizimin e ndertimit pa leje te kryer ne token e vete ndertuesit informal, apo ne token e personave te trete. Leja e legalizimit legalizon vetem objektin informal dhe jo token. Pikerisht per kete arsye juve ju eshte regjistruar ne emrin tuaj ndertesa. Nderkohe per token, nese ajo eshte ne pronesi te personave te trete, ligji kerkon qe te miratohet nje Vendim i Keshillit te Ministrave per te shpronesuar pronaret e ligjshem ne favor te ndertuesve informal. Pasi perfundon procedura e shpronesimit, ndertuesit informal i kerkohet qe te paguaje vleren e percaktuar te truallit dhe me pas trualli kalon ne emer te pronarit te nderteses dhe regjistrohet regjistrin kadastral.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet