Problem me pronen

Pershendetje,

Problemi im shumevjecar eshte me pronen pasi komisioni i ndarjes se tokes me 7501 nuk me ka rregjistruar pronesine e truallit te shtepise. Kam nje vendim gjykate per legalizimin e shtepise ne vitin 1992, por as aty nuk eshte e rregjistruar siperfaqja e truallit. Me matjen e dyte te kryer ne vitin 1993 e kam 200m2 truall, kam edhe certifikaten e pronesise por bashkia me thote qe nuk e perfitoj se nuk e kam me ligjin 7501. Ju lutem kush mund te me ofroj konsulence ose te me asistoj ne zgjidhje te problemit tim te me kontaktoj pasi ngela duke u sorollatur sa nga zyrat e bashkise sa tek kadastra. Faleminderit,


Qytetari: I. K. Data: 27 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Problem me pronen”

  1. Pershendetje,

    Ne lidhje me banesen, referoni se dispononi nje vendim gjykate me objekt vertetim fakti juridik te vitit 1992. A eshte i regjistruar ky vendim ne rregjistrat hipotekor? Nese po, situata ligjore eshte ne rregull. Nese jo, sot nuk mund te vijohet me regjistrim e tij, ne zbatim te nenit 193 te Kodit Civil.
    Nga ana tjeter, ne lidhje me truallin, situata eshte e paqarte, pasi nga njera ane referoni se dispononi certifikaten e pronesise dhe nga ana tjeter adresoni probleme me bashkine/kadastren. Nga sa informacion keni percjelle nuk identifikojme problematiken qe mbart rasti juaj. Vleresojme se duhet shqyrtuar dokumentacioni dhe korrespodenca qe keni zhvilluar me institucionet shteterore, ne menyre qe te mund t’ju ofrojme nje opinion te sakte dhe te plote, ne lidhje me nje zgjidhje te mundshme per ceshtjen tuaj.

    Ju sugjerojme qe te na vini ne dispozicion dokumentacionin qe dispononi ne adresen e e-mailit: info@juristionline.al ose te paraqiteni perosnalisht per konsulte ne njeren prej klinikave/qendrave te ligjit ne momentin qe do te hapen (fillojne aktivitetin normalisht).

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet