problem me pagesën e avokatit .

Kam djalin ne Holandë dhe është me shtetësi Holandeze s ka shqiptare. I akuzuar për pastrim parash se i gjetën në makinë 30 mijë € . E morën në paraburgim për hetime siç janë rregullat dhe vazhdonte seancat gjyqësore atje me avokat privat holandez. U dërguan kartat në Shqipëri për verifikim nr llogarie ku rezultoi ç do gjë e rregullt . Avokati që pajtuam këtu na kërkëi 1000000 lek shqiptare se tha do shkoj Tiranë ne Prok e Përgj të mar karzat holandeze se është problem i vështirë . I dhamë 500 mijë lek gjysmat, kur të mbaronte do merrte të tjerat. Mbasi mbaroi çështja dhe doli vendimi shikojmë që nuk kishte asnjë punë avokati se gjyqet vazhdonin dhe nuk janë nbyllur akoma në Holandë. Ky avokat këtu çfare gjyqi ka bërë pa të pandehurin kur prob ka qënë ndërmjet prok , gjykatës dhe bankës reifaisen asgjë tjetër dhe tani kërkon dhe 500 mijë të tjera. Unë kam pyetur juristët këtu dhe më kanë thënë që një milion është për çështje pastrim parash po me kushtin që të jetë këtu i pandehuri dhe të bëhet këtu gjyqi. Në rrespekt pres përgjigje nga Ju . Faleminderit! Në tel nuk mund të flas se jam me laring të operuar jam invalid.


Qytetari: I. S. Data: 13 November , 2019, Kategoria: Uncategorized.

One response to “problem me pagesën e avokatit .”

  1. Është një pyetje shumë e vështirë për t’u përgjigjur.
    Parimisht, avokati nuk paguhet vetëm për të bërë gjyqe, por edhe për shërbimet që kryen. Në rastin tuaj, siç e thatë edhe ju vetë avokati nuk ju ka premtuar që do të kryente një proces gjyqësor, por ju ka kërkuar pagesë për të kryer një shërbim të porositur nga ju, sipas pagesës të rënë dakord paraprakisht. Avokati në Shqipëri nuk ka juridiksion për të përfaqësuar jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Në rast se procesi vazhdon në Holandë për djalin tuaj, nuk është detyrë e avokatit për të ndjekur çështjen dhe as të mbajë përgjegjësi për atë çka hetohet në shtetin Holandez.
    Megjithatë nuk mund të flas me kompetenca sepse nuk di shumë detaje të porosisë së bërë nga ana juaj dhe shërbimit të marrë përsipër nga avokati, por ajo që kuptova nga ajo që thoni ju në lidhje me vazhdimin e procesit në Holandë, nuk ka lidhje me shërbimin e avokatisë në Shqipëri.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet