Përshëndetje,
Disponoj një pronë apartament 1+1, për të cilën kam certifikatë pronësie te nxjerrë para vitit 2011. Para 1 muaji aplikoj për certifikate pronësie (të 3 muajve te fundit) tek e-albania, pasi dua ta lë si kolateral ne bankë. Përgjigje e e-Albania ishte nje vërtetim që konfirmoj që prona ime nuk është e certifikuar.
Si është zgjidhja e kësaj çështjeje sipas jush? Nëse aplikoj përmes nje noteri, a mund ta marr këtë certifikatë nga ASHK? Faleminderit nëse më ndihmoni!
You must be logged in to post a comment.
Pershendetje. Mesa ju thoni, kuptohet qe ne vitin 2011 ju jeni pajisur me Vertetim Pronesie dhe per pasurine nuk eshte kryer regjistrimi perfundimtar. Ne kete rast, ju keni te drejte qe te aplikoni drejtperdrejte vete me ane te e-albanias, ose te aplikoni prane nje noteri. Do t’ju duhet qe te beni nje plan rilevimi te pasurise tuaj, prane nje eksperti topograf dhe me pas te aplikoni per t’u pajiur me Certifikate pronesie.