problem me ALUIZNI-n dhe Bashkine

Pershendetje,

Kemi patur nje objekt lokal ne qender te qytetit XX. Ne vitin 2005 plotesuam vetedeklarimin per legalizimin e tij. Ne vitin 2011 me VKM u miratua procesi i legalizimit te objektit. Paguam dhe vleren e truallit si toke shtet, ne vleren xxx milion leke te vjetra dhe u lidh kontrata me ALUIZNI-t per kalimin e pronesise ne favorin tone. Tre jave me pas nje subjekt privat e pretendoi kete truall si prone te tij dhe na hedh ne gjyq neve si bleres dhe jo zyren e ALUIZNI-t te qytetit XX. Megjithate gjyqin e fituam edhe ne Apel. Ne kete kohe  prokuroria e rrethit XX ngre akuze per 5 punonjes te aluiznit, duke perfshire edhe drejtorin qe i akuzonte per legalizim ne toke me rrezik permbytje dhe me status edhe shtet edhe privat!!!! Ju theksoj se trualli eshte ne qender te qytetit XX dhe 30 m larg lumit qe kalon ne kete qytet. Termi toke me rrezik permbytje brenda vijes se verdhe nuk ekziston, megjithate gjyqi u zhvillua dhe ne apel drejtori fitoi pafajesine, ndersa 3 punonjesit u denuan me ore pune ne komunitet. Kontraten e kalimit te pronesise ne fjale e kishim nenshkruar me kete drejtor. Ky gjyq zgjati 4 vjet. Ne maj te ketij viti drejtori aktual i aluznit XX kerkoi zgjidhje te kontrates ne gjykaten administrative. Gjyqtari nuk e pranoi kete padi dhe ne seancen e pare aluizni kerkoi ndryshim padie duke kerkuar pavlefshmeri absolute te kontrates e cila u lidh 8 vjet me pare dhe ne ishim korrekt me pagesen ndaj tij. Atehere gjyqtari ne fund e pranoi kerkese padine dhe mori vendimin per pavlefshmeri absolute te kontrates duke mos permendur ne asnje rresht leket qe ne i kemi paguar shtetit ne 2011. E kemi ankimuar vendimin e gjykates administrative dhe jemi ne pritje. Mund te me ndihmoni si mund te zgjidhet kjo ceshtje?

Dua t’ju bej me dije se ne Prokurorine e Krimeve te Renda kemi derguar dy dosje, njera ku kemi kallzuar kryetarin aktual te bashkise te qytetit XX, se bashku me drejtorin e ASHK e drejtorin e INUK-ut vendor dhe dosja e dyte lidhet me subjektin qe pretendonte token ne 2011, duke e akuzuar per fallsifikim te dokumentave te pronesise. Ju lutem mund te me ndihmoni?


Qytetari: T. M. Data: 15 December , 2019, Kategoria: Ceshtje pronesie, Detyrime, Kerkese per ndihme juridike dytesore, Penale.

2 responses to “problem me ALUIZNI-n dhe Bashkine”

  1. Suela Sulkja Suela Sulkja says:

    Pershendetje !
    Persa shtroni me siper duhet nje studim i kujdeshem e rastit ne fjale mbi baze dokumentash .

  2. Së pari: Për sa i përket statusit të tokës, janë dokumentet juridik dhe dokumentet teknik të hartuara nga ekspertët kompetent që e përcaktojnë, çfarë statusi juridik ka toka.
    Së dyti: Nuk e kuptoj si gjendja juridike e pasurisë mund të jetë edhe shtet edhe privat? Kjo është e pamundur, por aty ku ju keni Legalizuar banesën pasuria (toka) mund të jetë (p.sh një parcelë shtet dhe një parcelë privat).
    Së treti: Duhet parë vendimi penal për çfarë akuze janë dënuar punonjësit e ish-Aluiznit dhe për cilën pasuri të legalizuar kanë bërë shkelje (a bëhet fjalë për legalizimin e banesës tuaj).
    Së katërti: Është e paqartë juridikisht se çfarë padie ka ngritur drejtori në Gjykatën administrative dhe çfarë argumentesh ka përdorur institucioni. (duhet vendimi gjyqësor).
    Megjithatë për aq sa mund të kuptoj nga të dhënat që ju keni parashtruar, për sa kohë nuk ka nga një kërkesë padi nga Avokatura e Shtetit ose një institucion tjetër shtetëror (që ka në pronësi tokën), “Pavlefshmëri absolute të lejes së legalizimit”, ju nuk cenoheni në pasurinë e legalizuar.
    Në rast se konfliktin e keni me një person privat që ka pretendime me pasurinë dhe keni bërë kallëzime në Prokurorinë e Krimeve të rënda (për disa ditë do jetë në prokurorinë e rrethit sepse s’do ketë më prokurori për krime të rënda), duhet të prisni të mbyllen hetimet dhe prokurori t`i drejtohet Gjykatës Kompetente me një kërkesë për çështjen.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet