Privatizim ne lidhje me EKB

Pershendetje,

I kam marre shtepite ne Tepelene nga EKB ne vitin 1991 pas lidhjes se kontrates. Ne 26 shkurt 2020 eshte miratuar me VKM se per kryefamiljaret dhe familjet ne nevoje, te cilet kane dale te pastrehe, se falen kamatvonesat dhe detyrimet e ngelura. Sot perballem me EKB Gjirokaster ku pretendojne se do kalojne ne proces gjyqesor per mospagim. Ne qeshor 2019 kam paguar rreth 400 mije leke te vjetra, por pas 6 muajsh perseri kam pasur te njejten shume. Kam shkuar per sqarim dhe sic u informova nga EKB perfshihen interesat, kamatvonesat dhe 4 perqind-shi. Ky 4% gjoja per mos pagim kontrate kur kemi marre shtepite, kur kjo eshte paguar qe ne vitin 1991 kur kane marre shtepite prinderit e mi. Ne shtepi jeton nena e vetme dhe me te vetmin burim te ardhurash pensionin e saj. Ju lutem me keshilloni se cfare mund te bejme per kete situate? Faleminderit,


Qytetari: M. D. Data: 28 September , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Privatizim ne lidhje me EKB”

  1. 1

    Pershendetje,

    Per te patur nje pergjigje sa me ezauruese ne radhe te pare do te duhet te kishim Kontraten qe keni lidhur me EKB. Nese ju i qendroni deklarimeve te bera ne parashtrimin e pyetjes tuaj atehere mund te konsideroni marrjen e nje avokati falas, ne perputhje me procedurat e parashikuara ne ligjin nr. 111/2017 “Per ndihmen juridike te garantuar nga sheteti”.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet