Prag dalje ne pension.

Përshëndetje .Jam një qytetar që jam ne prag të pensionit.Kam kryer pune ne shum vende te ndryshme ,fabrike,banka e kursimeve ,ne asistence,tatime e taksa dhe se fundi punoj ne istuticion vendor,ju lutem me jepni nje pergjigje ku mund ti gjeje te gjithe keto vite pune .Kujt mund ti drejtohem. Ju falenderoj ne punen tuaj.

Qytetari: T.D.
Data: 13 Mars 2023, Kategoria: E-Albania, Pensioni

Përgjigje nga Avokatët tanë për pyetjen.

Juristi Online

One Response

  1. Përshëndetje,
    Mbledhja e viteve të punës, që duhen për plotësimin e kushteve të daljes në pension, si dhe vërtetimi i pagesave të kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke nisur nga dita e dielë e datës 1 maj do të sigurohen vetëm nëpërmjet shërbimit online në portalin qeveritar “e- albania”. Kundrejt tarifave zero nga portali online në pak kohë, mund të siguroni të gjitha vërtetimet e duhura mbi vjetërsinë kontributive që duhet për plotësimin e kushteve të daljes në pension. Këto vërtetime do të jenë të pajisura me vulat përkatëse elektronike, ndërkohë që vlefshmëria e tyre do të jetë pa afat.

    Në e-albania ju do të mund të merrni të gjitha vërtetimet e sigurimeve shoqërore.. Për konfirmimin e vjetërsisë së punës në portalin online mund të aplikohet për vërtetimin për periudha pune të kryera në ndërmarrjet shtetërore para janarit të 1994, vërtetimin për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga viti 1994 deri në përfundim të vitit 2011, vërtetimet për periudha pune në ish-Kooperativat Bujqësore (KB). Nëpërmjet portalin do të mund të aplikohet edhe për vërtetim i pagesës së kontributeve të të vetëpunësuarve në bujqësi ose sigurimin vullnetar (1993-2013), me firmë elektronike. Vërtetimet janë falas dhe mund të shkarkohen në çdo kohë nga çdo aplikues nëpërmjet rubrikës së “dokumentet e mija” që ndodhet në portalin e-albania”, sqarojnë ekspertët e sigurimeve shoqërore.

    Mbledhja e viteve të punës

    Procedurat për sigurimin e këtyre dokumenteve janë tejet të thjeshta. Hapi i parë që duhet të ndiqni për sigurimin e vërtetimit për vjetërsinë e punës të kryer sipas periudhave dhe viteve përkatëse për të cilat jeni të interesuar është që të hyni në portal nëpërmjet adresës http://www.e-albania.al, ku fillimisht duhet të identifikoheni si qytetar dhe të vijoni me procedurat e aplikimit.

    Pasi të bëni identifikimin në portal duhet që të zgjidhni shërbimin përkatës që ju duhet, i cili mund të jetë: “Vërtetim për periudha pune në ndërmarrje shtetërore (para datës 01.01.1994)”, “Vërtetim për pagesën e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga 01.01.1994 deri 31.12.2011”, “Vërtetim për vjetërsinë kontributive pas viteve nga viti 2012 e në vijim”.

    Pasi të përzgjidhni rubrikën përkatëse sipas nevojës, duhet të klikoni në butonin “Përdor”. Menjëherë më pas do t’ju shfaqet formulari përkatës në të cilin duhet të plotësoni të dhënat e kërkuara në lidhje me subjektin ku ju keni punuar në vitet përkatëse. Duke bërë plotësimin e formularit me kujdes në të gjitha rubrikat, do të mund të vijoni më pas me dërgimin e tij. Pas procesimit që do të bëhet me verifikimin e formularit nga strukturat përgjegjëse të sigurimeve shoqërore, ju do të mund të gjeni në çdo kohë vërtetimin përkatës në seksionin “Dokumentet e mia” që ndodhet tek hapësira juaj në portalin “e-albania”. Periudha e vlefshmërisë së këtyre vërtetimeve është pa afat, ndërkohë që nuk kërkohet të paguani asnjë lloj tarife për marrjen e tyre.
    mund të referoheni në linkun e më poshtëm:
    https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=3&path_code=28-1061&cat_id=28
    Ju faleminderit!

Lini një Përgjigje