Pozicioni i punes

Pershendetje,

Referuar VKM nr 187, date 8.3.2017 , lidhja numer 9, doja t’ju pyesja se punonjesit e gjendjes civile ne njesite administrative, te cilet jane te vetem ne zyre, cilin pozicion duhet te kene: pergjegjes se gj.civile ne komuna, specialiste te gj.civile ne komuna apo specialiste te gj.civile ne bashki? Para reformes territoriale-administrative ne 2015 kishin pozicion pergjegjes te gjendjes civile ne komune.
Faleminderit


Qytetari: E. N. Data: 21 January , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pozicioni i punes”

  1. Pershendetje. Nese niveli i punonjesit te gjendjes civile ne njesine administrative do te jete specialist, apo pergjegjes zyre, kjo duhet te percaktohet nga struktura perkatese e bashkise konkrete. Pas reformes territoriale te vitit 2014, ndarja territoriale “Komune” nuk ekziston me, por ka vetem Bashki dhe njesi administrative te Bashkise. Ne keto kushte, pozicioni i punes nuk mund te jete ne asnje rast, punemarres ne komune.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet