Plotesim pensioni

Pershedetje,

Ne vitin 2017 kam dale ne pension pleqerie, por kisha harruar qe 5 vite qe i kam pasur ne nje firme private dhe i kisha te shenuara ne libreze me vehte. Kane kaluar 4 vite qe marr pension, por keto 5 vitet qe i kam me libreze nuk i kam futur me llogaritjen e pensionit.  A mund te bej tani shtese pensioni? A duhet thjesht te paraqitem ne Agjensite e Sigurimeve Shoqerore apo te hap proces gjyqesor me objekt shtese pensioni? Ju Faleminderit


Qytetari: D. D. Data: 2 February , 2021, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Plotesim pensioni”

  1. 1

    Pershendetje,

    Prane Drejtorise Rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ju duhet te paraqisni kerkesen per ri-perllogaritjen e mases se pensionit, duke ju referuar periudhes se kontributeve te paguara gjate kohes qe keni qene i punesuar ne sektorin privat (sic keni referuar me lart). Kerkeses duhet t’i bashkengjisni librezen e punes dhe cdo dokumentacion tjeter, qe keni dhe qe mund t’ju kerkohet, per te vertetuar periudhen ne te cilen keni punuar dhe keni derdhur kontributet perkatese. Ne varesi te pergjigjes se Drejtorise Rajonale te Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ju mund do te perfitoni shtesen ne masen tuaj te pensionit, ose ne rastin e nje pergjigjeje negative, ju duhet te ezauroni, ankimet administrative, perkatesisht prane Komisionit Rajonal te Institutit te Sigurimeve Shoqerore dhe Komisionit Qendror te Institutit te Sigurimeve Shoqerore. Ne rast se edhe Komisioni Qendror i Institutit te Sigurimeve Shoqerore, ju kthen pergjigje neagtive dhe nuk pranon kerkesen tuaj, atehere referuar ligjit, brenda 45 diteve ju mund t’i drejtoheni Gjykates Administrative. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet