Pjestim Pasurie

Pershendetje,

Ka pak dite qe me ka vdekur babai. Une jetoj me vellain ne nje shtepi. Shtepia eshte ne proces legalizimi. Cfare dokumentash me duhen per te nisur nje proces gjyqesor me objekt pjesetimin e pasurise?  Ju faleminderit


Qytetari: M. Z. Data: 7 September , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pjestim Pasurie”

  1. 1

    Pershendetje. Nese procedurat e legalizimit ishin ndjekur ne emer te babait tuaj, atehere 1/2 e shtepise dhe e cdo pasurie tjeter qe ka babai i takon edhe nenes tuaj. Kjo qe perpara se babai te nderronte jete, pasi eshte pasuri bashkeshortore. Ju duhet duhet te paraqiteni prane nje noteri, me qellim qe te nxirrni deshmine e trashegimise per babain tuaj. Ne mungese te testamentit, si trashegimtare do te rezultoje mamaja juaj ne 1/2 pjese e pasurise se babait tashme pra jo te te gjithe shtepise (nese ende jeton) dhe midis femijeve do te ndahet pjesa tjeter nga pasuria e babait. Me tej kete deshmi duhet ta paraqisni prane Zyres perkatese te Agjencise Shteterore te Kadastres, e cila do te duhet te vijoje procedurat e legalizimit ne emrin tuaj.
    Pjesetimi i pasurise mund te behet vetem pasi te jete miratuar legalizimi i pasurise dhe kjo pasuri te jete regjistruar ne regjistrat kadastrale. Pas regjistrimit pjesetimin mund ta beni vullnetarisht prane noterit dhe nese nuk arrini nje marreveshje, atehere mund t’i drejtoheni gjykates. Pjesetimi i pasurise ne gjykate (nese do behet me p;roces gjyqesor) zhvillohet ne dy faza. Ne fazen e pare percaktohet pjeset perkatese te pasurise per secilin bashkepronar dhe gjate fazes se dyte behet ndarja ne natyre, pra ndarja fizike e pasurise. Per kete gjykata cakton dhe ne ekspert.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet