Pjestim banese

Pershendetje! Ne vitin 1993 prinderit kane bere privatizimin e baneses.Une ne ate kohe kam qene minorene dhe per kete shkak emri im nuk figuron ne certifikaten asaj kohe sepse isha nen kujdestarine e prinderve. A perfitoj une pjese nga kjo banese nese ajo shitet? Nese kerkoj rifreskim te certifikates se pronesise, a do te jete emri im aty? Faleminderit!


Qytetari: E. V. Data: 17 August , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pjestim banese”

  1. 4

    Pershendetje,

    Te drejten e fitimit te pronesise te banesave shteterore, te privatizuara ne baze te ligjit nr. 7652, date 23.12.1992 “Per privatizimin e banesave shteterore” i ndryshuar, e kishin personat qe jetonin ne banese dhe qe ne date 1.12.1992 ishin madhore, pra kishin mbushur moshen 18 vjec.
    Nese ne kete date, ju nuk keni qeni madhore, atehere ju nuk keni pjese takuese mbi kete pasuri, e si pasoje ju nuk mund te kerkoni pjesetimin e pasurise, si dhe nese banesa shitet nuk kerkohet dhenia e aprovimit nga ana juaj.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet