Pjesmarrja ne proces

Pershendetje.

Kallezuesi i vepres penale ne Prokurori, a ka te drejte te marre pjese si pale ne procesin gjyqesor ndaj te kallezuarit?


Qytetari: S. H. Data: 8 June , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pjesmarrja ne proces”

  1. Pershendetje,
    KOdi i Procedures Penale parashikon se i demtuari mund te marre pjese në gjykim si palë, për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit, kur është i dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119,119/b, 120, 121, 122, 125, 127, dhe 254 të Kodit Penal. Ai ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Ne kete rast pala e demtuar konsiderohet “viktime akuzuese”, dhe ka te gjitha atributet e pales ne procesin penal, qe do te thote se nëse viktima akuzues ose mbrojtësi i caktuar prej tij nuk paraqitet në seancë pa shkaqe të arsyeshme, gjykata vendos pushimin e gjykimit, pasi barra e proves i bie vete viktimies akuzuese.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet