Pjesetimi i pasurise te perfituar nga ligji 7501

Pershendetje!

Ishim familje me 5 anetare (babai, nena, 3 motra dhe vellai) qe kemi perfituar toke me ligjin 7501. Nuk e kemi bere pjesetimin e pasurise. Theksoj se aktualisht te gjithe femijet jemi te martuar.
Me vdekjen e nenes, vellai cel testamentin e lene prej saj dhe e tere pasuria (toka e perfituar nga 7501) del me certifikate pronesie ne emer te babait, vellait, gruas se vellait dhe femijeve te vellait. (pra edhe pjeset tona te 3 motrave dalin ne emer te tyre).
I bejme kerkese hipotekes per kthimin ne gjendje fillestare te certifikatave, ne menyre qe te behet pjesetimi vullnetar i pasurise. Si pergjigje marrim se certifikatat e pronesise kane dale ne baze te certifikates familjare aktuale (jo asaj te gushtit te vitit 1991).
Te ndodhur ne keto kushte, ku dhe babai ka nderruar jete 1 muaj me pare (dhe pjesen e tij ia ka lene vellait, por akoma nuk e kemi cel testamenin), si duhet te veprojme per ndarjen e pasurise (tokes te perfituar nga ligji 7501) secili pjesen e tij?  Theksoj se nuk kemi mosmarreveshje me vellain. Duke ju falenderuar per informacionin e vlefshem.


Qytetari: A. M. Data: 9 January , 2021, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pjesetimi i pasurise te perfituar nga ligji 7501”

  1. 1

    Pershendetje. Duhet te beni nje kerkese me shkrim drejtuar ASHK drejtoria rajonale vendore ku te kerkoni qe regjistrimi i bere te konstatohet i pavlefshem dhe prona te regjistrohet ne emer te familjes bujqesore sipas perberjes se vitit 1991. Nese drejtoria rajonale refuzon ta beje kete gje, duhet te beni nje ankim drejtuar Agjencise Shteterore te Kadastres ne Tirane dhe nese edhe nga ana e tyre kjo ceshtje nuk merr zgjidhje, ju mbetet vetem te paraqiteni ne gjykate.
    Nese ju si familje bujqesore jeni pajisur me AMTP sipas ligjit 7501, toka pavaresisht se mund te regjistrohej ne emer te kryetarit te familjes bujqesore, qe ishte kryefamiljari, si pronesi i perkiste te gjithe personave anetare. Te tille konsiderohen te gjithe anetaret e trungut familjar ne date 1 gusht 1991, pavaresisht moshes se tyre. Cdo regjistrim i AMTP ne kundershtim me sa me siper eshte i paligjshem.
    Fakti qe nje person nderron jete dhe le testament, i jep te drejte atij te disponoje, pra te shprehet vetem per pjesen e tij te pasurise, pra per 1/5 e tij dhe ne asnje rast per pjeset e tjera te pasurise pjese e familjes bujqesore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet