Pjesetim pasurie

Miredita,

Une jam nje qytetar shqiptar me banim ne Kanada. Familja ime ka nje toke “are” ne pronesi, e cila u dha sipas ligjit 7501 “Per token”. Ne ate kohe une isha pjestar i familjes bujqesore dhe une kam 1/5 e siparfaqes. Deri tani certifikata e pronesise eshte me emrin e babait si kryefamiljar dhe perfaqesues i familjes bujqesore.

Tani prinderit kane vendosur qe te dhurojne nje pjese qe u takon atyre tek femijet dhe ne kete proces duam qe te gjithe bashkepronaret te marrin pjesen e vet takuese me akt pronesi. Ne menyre qe te behet kjo ndarje pasurie, cfare procesi duhet te ndiqet?

  • A duhet te jem une si bashkepronar prezent?
  • A pranohet prokure e leshuar nga ana ime?
  • Apo dhe mund te ndahet pa pranine time apo te prokures time?

Pjestaret e tjere qe jane ne Shqiperi me thone qe po nuk pata mundesi te coj prokuren, ndarja mund te behet prapeseprape perpara noterit, persa kohe pjesetaret e tjere deklarojne qe nuk kane pretendime edhe ndaj pjeses sime. A eshte e mundur kjo nga ana ligjore? Cfare me rekomandoni juve?
Shume faleminderit,


Qytetari: A. S. Data: 21 December , 2020, Kategoria: Ceshtje pronesie.

One response to “Pjesetim pasurie”

  1. 1

    Pershendetje. Ju trajtoni dy probleme ne pyetjen tuaj. Dhurimin e pasurise nga prinderit dhe pjesetimin e pasurise se fituar me ligjin 7501.
    Ne baze te ligjit 7501 te gjithe anetaret e familjes bujqesore, ne date 1 gusht 1991, pavaresisht moshes, kishin te drejten te perfitonin toke sipas normes per fryme te fshatit perkates. Pra ju si dhe pjesetaret e tjere te familjes keni perfituar te njejten sasi toke. Fakti qe regjistrimi i pasurise ne regjistrat kadastrale eshte bere ne emer te babait tuaj, nuk ka asnje rendesi apo pasoje juridike, pasi per cdo tjetersim te prones, ju duhet patjeter te nenshkruani. Nese prinderit duan qe secili nga ju te kete emrin ne certifikaten e pronesise, si bashkepronar, ky eshte nje proces qe realizohet me nje kerkese te thjeshte prane Agjencise Shteterore te Kadastres, pa qene e nevojshme qe te jeni te gjithe te pranishem.
    Nese doni qe te ndahet apo pjesetohet prona dhe secili prej jush te mos jete bashkepronar i 1/5 te seciles parcele pasurie te perfituar me ligjin 7501, por pronar i vetem i pjeses/pjeseve perkatese, atehere kjo mund te behet me marreveshje te te gjithe bashkepronareve dhe ju per kete keni te drejte qe te leshoni nje prokure dhe te autorizoni nje person qe te nenshkruaje ne emrin tuaj marreveshjen e pjesetimit. Do t`ju keshillonim qe ne prokure te vini kritere te sakta lidhur me kompetencat qe do i jepni perfaqesuesit, me qellim qe te shmangni cdo mundesi abuzimi. Nese bashkepronaret nuk arrijne ta zgjidhin pjesetimin e pasurise me mirekuptim, secili prej tyre mund t`i drejtohet Gjykates me kerkese padi me objekt pjesetim pasurie.
    Nese prinderit duan qe pjesen e tyre nga prona e fituar nga ligji 7501, qe eshte e barabarte me secilin prej femijeve, t`ua dhurojne femijeve. Mund ta bejne kete gje me kontrate para noterit. Edhe kjo kontrate qe te jete e vlefshme duhet te nenshkruhet edhe nga ana juaj dhe ju mund te autorizoni me ane te prokures nje person tjeter per te nenshkruar pranimin e dhurimit.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet