Pjesetim i Pasurise bashkeshortore

Pershendetje!
Kam rreth 1 vit e ndare ligjerisht me ish bashkeshortin. Gjate marteses kemi blere 1 apartament dhe dyqan. Kontrata e blerjes eshte bere nga ish burri dhe kompania e ndertimit dhe ne doc rezulton ish burri pronar ne kadaster. Tani dua te bej pjesetimin e pasurise. Ju lutem mund te me thoni cfare dokumentash me duhen per ti paraqitur si prova ne gjyq?
Faleminderit!


Qytetari: Y. F. Data: 16 December , 2020, Kategoria: Familjare.

One response to “Pjesetim i Pasurise bashkeshortore”

  1. Pershendetje. Per te kerkuar pjesetimin e pasurise bashkeshortore juve ju duhet vendimi i zgjidhjes se marteses, si dhe kartelat e pasurise per pasurite e paluajtshme. Pavaresisht se ne kadaster ato rezultojne ne emer te ish-bashkeshortit, persa kohe jane blere gjate kohes qe keni qene te martuar, ato per ligjin jane pasuri ne bashkepronesi. Ju keni te drejte te aplikoni prane ASHK dhe te merrni kartelat perkatese te pasurise.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet