Piket e mjaftueshme per te perfituar ndihme ekonomike

Me kane hequr nga skema e ndihmes ekonomike dhe aktualisht trajtohem me ndihme ekonomike nga fondi i kushtezuar deri ne 6%. Arsyet e largimit nga skema e NE ishin per shkak te pikezimit.  Cilat jane piket e mjaftueshme qe duhen plotesuar per te perfituar ndihme ekonomike sipas skemes? Ju falenderoj.


Qytetari: L. T. Data: 8 April , 2020, Kategoria: Ndihma Ekonomike.

2 responses to “Piket e mjaftueshme per te perfituar ndihme ekonomike”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Pranueshmëria në skemën e ndihmës ekonomike bëhet nëpërmjet formulës së pikëzuar, treguesit e së cilës mbajnë parasysh gjendjen e varfërisë, duke përdorur koeficientë dhe ndryshore të përcaktuara qartë, të cilët dalin nga lidhjet reciproke, objektive, me statusin ekonomik dhe me varfërinë. Formula përfshin parametra të lidhur me vlerësimin e situatës ekonomike të familjeve, të tilla si: të ardhurat nga programi i mbrojtjes sociale, remitancat, qiraja, asetet, bujqësia, blegtoria, trashëgimia dhe dhuratat.

    Treguesit e vlerësimit të formulës së unifikuar të pikëzimit për përfitimin e ndihmës ekonomike jane te percaktuara me Vendim te Keshillit te Ministrave.

    Ne rast se interesoheni per piket konkrete qe ka marre aplikimi juaj per ndihme ekonomike, pas vleresimit te situates tuaj social-ekonomike sipas formules perkatese, Ju mund te dergoni nje kerkese zyrtare per informacion prane Bashkise/njesise administrative dhe Drejtorise Rajonale te Sherbimit Social Shteteror (te qytetit ku banoni).

    Ju bejme me dije se per cdo vendim-marrje te organeve per mosperftim nga ana juaj te NE, qe vleresoni se eshte e padrejte, ju mund te ankimoheni brenda afateve ligjore, prane bashkise/njesise administrative dhe struktures rajonale te sherbimit social.
    Gjithashtu, nese pretendoni qe ju eshte shkelur dhe/ose mohuar një e drejtë ligjore, ju gezoni të drejtën për të ngritur edhe padi administrative në gjykatë.

    Faleminderit,

  2. Spiro Maliqi Spiro Maliqi says:

    Pershendetje
    Lista e familjeve aplikante verifikohet automatikisht nga sistemi elektronik. Vendimi për trajtimin me ndihmë ekonomike merret brenda muajit nëpërmjet formulës së pikëzuar që përfshin parametra si: kushtet e jetesës, zotërimi i pasurive, të ardhurat etj. Formula e pikëzuar merr parasysh karakteristikat e ndryshme strukturore të familjeve urbane dhe rurale.
    Persa i perket menyres se si aplikohet, kryefamiljari, së bashku me bashkëshorten nga data 1-10 të çdo muaji, paraqiten pranë administratorit shoqëror të seksioneve të ndihmës dhe shërbimeve shoqërore në bashki/njësitë administrative për të aplikuar për ndihmë ekonomike si familje në nevojë, me kopjen e kartës së identitetit të aplikantit dhe kopje të kartave të identitetit të anëtarëve të tjerë të familjes që kanë karta identiteti (për fëmijët çertificate lindje) dhe dokumente të tjera të përcaktuara në aktet nënligjore.
    Administratori, në prani të kryefamiljarit bashkëshortes, apo individëve plotëson on-line në sistem aplikimin për ndihmë ekonomike që përmbledhin informacionin për: demografinë e familjes, arsimin dhe punësimin; llojin e banesës; pasuritë/asetet shtëpiake; të ardhurat nga programet e mbrojtjes sociale. Është me shumë rëndësi që informacioni të jetë i saktë, pasi në rast të kundërt penalizohen familjet për deklarim të rremë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet