Pezullimi ne gjykaten e larte

Pershendetje. Eshte nje ceshtje civile me objekt ndarje pasurie midis bashkeshorteve. Gruaja e i kaluar fazat e nivelit te gjykatave dhe tani jemi ne gjykaten e larte . Gjykata ka vendosur pezullimin e vendimit te shkalles se pare dhe asaj se dyte, por perbarimi e ka vendosur murin. Ne kete rast kur ceshtja eshte akoma ne shqyrtim dhe eshte pezulluar, a duhet te behen punime ne shtepi? Faleminderit,


Qytetari: P. N. Data: 26 November , 2019, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Pezullimi ne gjykaten e larte”

  1. Në rast se çështja është pezulluar nga Gjykata E Lartë dhe përmbaruesi gjyqësor ka ekzekutuar një vendim i cili nuk është i formë së prerë, atëherë ka kryer shkelje ligjore.
    Së pari: duhej të kishe kundërshtuar veprimet e përmbaruesit gjyqësor në gjykatën kompetente, duke kërkuar edhe pezullimin e veprimeve përmbarimore.
    Së dyti: Duhet të bësh një ankim në Ministrinë e Drejtësisë për marrje të masës disiplinore, ndaj përmbaruesit.
    Së treti: Duhet të bësh kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor për “Shpërdorim detyre” të përmbaruesit.
    Në rast se muri është vënë, e vetmja mënyrë për të rivendosur të drejtën derisa të shprehet Gjykata e Lartë është duke ngritur kërkesë-padi me objekt “Kallëzim i një punimi të ri dhe ndalimin e punimeve” dhe “Pushimin e cenimit të pronësisë”, si dhe “Prishjen e punimeve dhe kthimin e objektit në gjendjen e mëparshme”.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet