Pezullimi i veprimtarise se sherbimit permbarimor

Pershendetje,

Kam fituar nje gjyq te formes se prere per kthimin ne pune. Permbaruesi me thote qe deri me dt. 30 qershor jane te pezulluara te gjitha veprimet permbarimore, si per marrjen e lekeve qe ka caktuar si demshperblim nga gjykata dhe procesi i kthimit ne pune. Doja te pyesja nese kjo eshte e vertete dhe nese po, me cfare VKM apo Akt Normativ eshte miratuar?

Faleminderit


Qytetari: R. N. Data: 27 April , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pezullimi i veprimtarise se sherbimit permbarimor”

  1. 1

    Pershendetje,

    Veprimtaria e permbaruesve gjyqesor shteteror dhe privat eshte pezulluar pjeserisht nga data e hyrjes në fuqi e Aktit Normativ nr. 13, datë 2.4.2020 “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga covid-19” deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë.

    Marrja e sherbimit varet nga natyra e çeshtjes, pasi per çeshtje te natyres se ngutshme, veprimtaria e permbaruesve gjyqesor vijon. Afatet për kryerjen e veprimeve procedurale të përmbaruesit gjyqësor shtetëror apo privat nuk pezullohen per rastet:
    a) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë që rrjedhin nga çështje familjare, me objekt kujdesin, detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë, birësimin, ushtrimin e përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim;
    b) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me objekt urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes;
    c) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me objekt masat e sigurimit të padisë për çështje administrative dhe për çështjet civile, në të cilat gjykata ka dhënë vendim për sigurimin e padisë ose vendim me ekzekutim të përkohshëm, kur nga vonesa e ekzekutimit ose e kryerjes së veprimeve procedurale bëhet i pamundur ekzekutimi i këtyre titujve ekzekutivë, pas përfundimit të gjendjes së epidemisë;
    ç) Nëse është e domosdoshme shmangia e dëmtimit të masës së falimentimit;
    d) Për ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën penale, kur gjatë hetimit vlerësohet si e nevojshme për mbrojtjen e interesave të të miturit.

    Akti Normativ nr. 13, date 02.04.2020 eshte botuar ne Fletoren zyrtare nr.57, date 02.04.2020.
    Me poshte po ju veme ne dispozicion edhe linkun ku mund ta aksesoni: https://qbz.gov.al/eli/akt-normativ/2020/04/02/13

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet