Pezullimi i punonjesit nga puna per shkak te COVID 19

Pershendetje,

Kam qene punonjes ne Furre Buke, me date 15 Mars pronari me pezulloi nga puna dhe paguhesha me rroge 200 mije leke te vjetra. Me paketen e ndihmes se dyte nga qeveria dola perfitues i 400 mije lekeshit.

Pronari me thote qe duhet te ktheni leket nese perfitoni serish sepse e kam bere une si aplikim dhe per pjesen tjeter te punoni dy muaj pa pagese sepse ju a ka dhene qeveria per mua si biznes.
Dua te di se ndihma qe kam perfituar nga paketa si punonjes i pezulluar per shkak te koronavirusit, kujt i takon?  Dhe a ka te drejte pronari te me kerkoje parate e ndihmes qe kam dale perfitues 400 mije lekeshit?
A duhet t’i kthej gjysmat e lekeve pronarit? A duhet te punoj pa pagese sic thote ai sepse keto para i ka dhene qeveria si ndihme per biznesin e tij? Dhe nese perfitojme serish nga qeveria a i detyrohem gje pronarit une si punonjese?

PS: punen e kam lene aty nga momenti qe me tha te kthej parate dhe te punoj dy muaj pa pagese. Ju lutem nje pergjigje orientuese dhe shtjelluese sepse nuk dua te mbaj leket e askujt pa te drejte.
Faleminderit


Qytetari: B. D. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pezullimi i punonjesit nga puna per shkak te COVID 19”

  1. Ada Dimo Ada Dimo says:

    Pershendetje,

    Punedhenesi juaj nuk ka asnje te drejte te ngreje nje pretendim te tille. Ajo pagese eshte e juaja dhe prandaj ju ka kaluar juve direkt ne llogarine tuaj bankare. Paketat financiare te miratuara se fundmi si pasoje e pandemise, me te vertete kane ardhur si forme ndihme per bizneset, por nje nder arsyet ka qene per shkak se keto biznese nuk kishin me likuiditet per te paguar punonjesit – pra per te ndihmuar punonjesit e ketyre bizneseve. Perndryshe kjo pagese nuk do kalonte ne llogarine tuaj bankare ne menyre te drejtperdrejte, por do kalonte permes llogarise bankare te punedhenesit tuaj.

    Per me teper ne VKM 305, date 16.04.2020 percaktohen subjektet perfituese, te cilat jane si vijon: 1. Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore mbi 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, të mbyllura sipas Urdhrit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë.
    2.Të punësuarit e subjekteve të lejuar për të ushtruar aktivitet, të cilët janë larguar nga puna nga data e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS deri në datën 10 Prill 2020, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Data e dorëzimit të formularit E-sig 027, nuk duhet të jenë më e vonë së 10 Prill 2020.
    3.Të punësuarit e subjekteve me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 lekë, të lejuara për të ushtruar aktivitet sipas Urdhërit/ave të MSHMS, të cilët kanë qenë në punë që në datën e hyrjes në fuqi të Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. (Nuk përfshihen punonjësit përfitues sipas pikës 2)
    4.Të punësuarit e subjekteve që ushtrojnë aktivitet në sektorin e strukturave akomoduese, të cilët figurojnë në listëpagesat e subjekteve, deri në datën e Urdhrit/ave të MSHMS, përfitojnë ndihmë financiare prej 40.000 (dyzetëmijë) lekë. Nëse subjekti ushtron disa lloje aktivitetesh, përfitojnë vetëm të punësuarit në aktivitetin e strukturës akomoduese.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet