Pezullimi i mesueses per shkak te veshjes islame

Nje mesuese pas perfundimit te lejes se lindjes, paraqitet ne shkolle me veshje te fese myslimane e mbuluar me shami dhe shall, komisioni i etikes ne zbatim te rregullores se brendshme te shkolles dhe urdhrit nr 31 28.01.2020 ka pezulluar mesuesen, a i takon komisionit etik qe ta pezulloj mesuesin per kete arsye?


Qytetari: F. M. Data: 14 September , 2021, Kategoria: Uncategorized.

4 responses to “Pezullimi i mesueses per shkak te veshjes islame”

  1. Irma Baraku Irma Baraku says:
    1

    Përshendetje!
    Besimi fetar është një ndër shkaqet e mbrojtura nga Ligji nr.10221/2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”,
    i ndryshuar.Ky ligj mbron çdo qytetar nga sjelljet diskriminuese edhe në fushën e punësimit.
    Në nenin 10 “Ndërgjegjja dhe feja”, ky ligj ndalon diskriminimin lidhur me ushtrimin e lirisë së ndërgjegjes dhe fesë, veçanërisht kur ka të bëjë me shprehjen e tyre individualisht ose kolektivisht, në publik ose në jetën private, nëpërmjet kultit, arsimimit, praktikave ose kryerjes së riteve. Përjashtimi nga kjo dispozitë mund të lejohet vetëm kur ekziston një përligjje e arsyeshme dhe objektive.
    Në nenin 12 të tij, Ligji 10221/2010, i ndryshuar, ndalon diskriminimin e personit në lidhje me të drejtën e tij për punësim për një listë të hapur shkaqesh, përfshirë edhe bindjet fetare, ndër të tjera edhe lidhur me pushimin nga puna ose zgjidhjen e kontratës së punës.

    Në vitin 2020, u miratua një Rregullore e re për funksionimin e institucioneve parauniversitare nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (Urdhëri Nr. 31, datë 28.1.2020). Rregullorja në nenin 35 të saj “Rregullat e veshjes dhe të paraqitjes së punonjësve arsimorë”, parashikon se:
    Punonjësi arsimor ka detyrimin të ketë një veshje dhe paraqitje serioze dhe t’u përgjigjet vendit dhe natyrës së punës, si më poshtë:
    a) këmisha dhe bluza duhet të jenë serioze;
    b) mëngët e këmishës, të pulovrës/bluzës dhe veshjes në përgjithësi nuk duhet të jenë aq të lirshme dhe të hapura sa të ekspozojnë trupin;
    c) nuk lejohet që të duket trupi ndërmjet veshjeve të sipërme dhe të poshtme; ç) nuk lejohen pantallonat e shkurtra;
    d) nuk lejohen kapelat dhe syzet e diellit gjatë procesit të punës;
    dh) punonjësit arsimorë duhet të kujdesen për higjienën personale dhe paraqitjen e jashtme.

    Duhet të mbani parasysh se në çdo rast, lejimi i diskriminimit për shkak të ushtrimit të lirisë së fesë, mund të vendoset vetëm me ligj për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Përjashtimi për këtë shkak duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar nevojën për diskriminimin. Në çdo rast lejimi i diskriminimit për shkak të ushtrimit të lirisë së ndërgjegjes dhe fesë nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.(Neni 10, pika 2 e Ligjit 10221/2010, i ndryshuar)

    Ju mund t’i drejtoheni institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me një ankesë, përmes një formulari të plotësuar në zyrat e këtij institucioni (Tiranë, Shkodër, Korçë ose Fier; shih linkun: https://www.kmd.al/). Gjithashtu ju mund të shkarkoni nga faqja zyrtare e institucionit të Komisionerit formularin e ankesës, ta plotësoni e dërgoni me postë ose ta plotësoni online atë. Formulari nuk është i detyrueshëm, por ju orienton lidhur me informacionin e nevojshëm për ta bërë të pranueshme ankesën.

    Faleminderit!

  2. Anton Koca Anton Koca says:
    2

    Pershendetje
    Ne vijemsi te pergjigjeve te kolegeve, te keshilloj gjithashtu mund ti drejtohesh me ankes Zyres se Komisionerit Kunder Diskriminit per arsye perkatesise fetare.!

    Faleminderit

  3. 1

    Përshëndetje,
    Duke uruar të jeni mirë me shëndet
    Në vijimësi të përgjigjes së koleges,
    Ju informojmë mbi shkaqet e pezullimit të punonjësit arsimor nga detyra mbështetur në Urdhrin nr. 31, datë 28.01.2020 “Për miratimin e rregullores për funksionimin e Institucioneve Arsimore Parauniversitare në Republikën e Shqipërisë”
    Neni 105 “Rastet e pezulllimit nga puna të punonjësit arsimor”
    1.Eprori merr masën e pezullimit nga puna të punonjësit arsimor, kur gjykata ka vendosur masë sigurimi personal deri në ndryshimin e masës.
    2. Punonjësi arsimor, kur regjistrohet, sipas ligjit, si kandidat për zgjedhjet vendore apo politike, pezullohet nga puna për periudhën nga regjistrimi deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar apo deri në përfundim të mandatit.
    3. Masa e pezullimit përfundon me shuarjen e shkaqeve të pezullimit ose të largimit nga detyra.
    Gjithashtu mbështetur në kreun 10 të udhëzimit nr. 12, datë 10.06.2021 “Për procedurat e pranimit dhe emërimit të mësuesit në një vend të lirë pune në Institucionet Arsimore Publike të Arsimit Parauniversitar dhe për administrimin e portalit “Mësues për Shqipërinë”
    Është përcaktuar se:
    1. Drejtori I IAP merr masën e pezullimit ndaj mësuesit, kur ndaj tij gjykata ka vendos masat e sigurimit personal.
    2. 2. Mësuesit të pezulluar i ndërpriten marrdhëniet financiare për kohën e pezullimit. Masa e pezullimit përfundon me shuarjen e shkaqeve të pezullimit ose të largimit nga detyra. Raste të tjera të pezullimit nga detyra te mësuesit përcaktohen në akte të tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
    Përsa më sipër mendoj se pezullimi i mësueses nga detyra nuk është mbështetur në rregullore, udhëzime, urdhëra dhe ligj.
    Ju informoj se ju lind e drejta e ankimit ndaj vendimit të pezullimit, ankimi nis nga niveli më i ulët institucional, dhe vazhdon i përshkallzuar duke kaluar në nivele më të larta.

  4. Elisa Zoto Elisa Zoto says:
    1

    Pershendetje.

    Ne nenin 7 te ligjit nr.69/2012 percaktohet se arsimi parauniversitar eshte laik, megjithate legjislatori me kete nen ka pasur synimin te percaktoje se laiciteti duhet te respektohet tek: Kurrikula arsimore, tek fasadat e godinave arsimore dhe tek programi arsimor. Persa i perket mbuleses ajo nuk eshte simbol fetar sepse simbol fetar do te quanim nje gjysmehene, nje kryuq, nje flamur, pra keto jane simbole fetare.
    Ne nenin 9 pika 2 te Konventes Europiane per te Drejtat e Njeriut eshte parashikuar se liria e shprehjes se fese ose bindjeve te tij nuk mund t’i nenshtrohen kufizimeve te tjera veç atyre te parashikuara ne ligj. Ne te njejten linje me kete nen shkon edhe neni 17 i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
    Gjykata Europiane e te Drejtave te Njeriut ne ceshtjen a Dahlab kundër Zvicrës konstatoi se mbajtja e shamisë së kokës binte ndesh me parimin e barazisë, edhe pse kërkuesja, mësuese e shkollës fillore, e cila u ndalua të mbante shami në kokë gjatë mësimdhënies, argumentoi se ndalimi i saj të mbante shami në kokë dhe “shenja të tjera të dukshme fetare” përbënin diskriminim në bazë seksi. Ajo pretendonte se një burrë i fesë myslimane mund të jepte mësim në shkollë pa iu nënshtruar asnjë forme ndalimi, ndërsa një grua që ka besim të njëjtë, duhet të përmbahej nga ushtrimi i fesë së saj me qëllim që të kish mundësi të jepte mësim.
    Komisioneri per Mbrojtjen nga Diskriminimi ne Shqiperi me vendimin nr.14, date 29.01.2015 ka rekomanduar Ministrine e Arsimit dhe Sportit te amendoje ligjin nr.69/2012 “Per sistemin parauniversitar ne Republiken e Shqiperise”, duke parashikuar aktet ligjore dhe nenligjore, te formuluar me saktesi, te kuptueshme dhe sa me qarte, ne menyre qe qytetaret te jene te vetedijshem per te drejtat, lirite dhe kufizimet e tyre.

    Gjithashtu, ne nenin 35 te Udhezimit nr.31, date 28.01.2020 te Ministrise se Arsimit, nen ne te cilin percaktohen rregullat e veshjes, ne asnje pike te tij nuk ndalohet mbajtja e shamise. Nderkohe ne nenin 36 te po ketij udhezimi percaktohet se Komisioni i Etikes gjate veprimtarise se tij duhet te kete parasysh te mos shkel parimet, nder te cilat edhe parimi i diskriminimit.

    Ju faleminderit!

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet