Pezullimi i lejes se drejtimit te automjetit

Pershendetje,

Sa eshte kohezgjatja e pezullimit te patentes dhe lejes se qarkullimit te automjetit? Ne lidhje me rastin tim, ku mund te informohem se per sa kohe (afat) ma kane pezulluar? Faleminderit,


Qytetari: Z. R. Data: 8 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Pezullimi i lejes se drejtimit te automjetit”

  1. Pershendetje,

    Pezullimi i lejes se drejtimit varion ne varesi te natyres se shkeljes se rregullave te qarkullimit rrugor dhe kjo konstatohet nga organet e policise. Lutem na vini ne dispozicion me shume informacion mbi shkeljen e kryer, per te identifikuar normen perkatese te sjelljes dhe percaktimet ligjore mbi kohezgjatjen e pezullimit te lejes se drejtimit ne rast shkelje te kesaj norme.

    Sipas nenit 127 te Kodit Rrugor, “Lejedrejtimi pezullohet për një periudhë kohe të përcaktuar, si masë plotësuese administrative e ndalimit të drejtimit të mjetit, kur mbajtësi i lejedrejtimit ka shkelur një nga normat e sjelljes të treguara ose përcaktuara në kapitullin 5 (te Kodit Rrugor) për periudhën e kohës së parashikuar nga secila normë.
    Lejedrejtimi pezullohet nga organi epror i agjentit të policisë që ka tërhequr lejedrejtimin dhe, për lejedrejtimet e lëshuara nga një shtet i huaj, nga organi kompetent i pushtetit lokal i vendit ku është kryer shkelja, sipas pikës 1. Ky i fundit ia njofton masën e marrë autoritetit kompetent të shtetit që e ka lëshuar lejedrejtimin dhe e shënon, kur kjo është e mundur, në dokumentin e drejtimit të mjetit.
    Kundër masës së pezullimit të lejedrejtimit lejohet ankim, brenda 20 ditësh, tek organet përkatëse të drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor. Kjo drejtori merr masa brenda 30 ditëve në vazhdim. Kur ankesa gjykohet e drejtë, të interesuarit i kthehet lejedrejtimi.

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet