Pezullimi i ekzekutimit

Kam kërkuar rishikim vendim e cila i gjykua nga gjykata e apelit. Pala kundërshtare u paraqit vetë në gjykatë pa e kërkuar unë. Rishikimi nuk u pranua dhe ne fund av i palës kundërshtare kërkoi që shpenzimet avokatore të tij ti paguaj unë. Gjykata e pranoi këtë gjë. Une nuk kam mundësi ekonomike të paguaj. A mund të kërkoj pezullim të ekzekutimit të vendimit sa i përket shpenzimeve avokatore në Gjykatën e Lartë? Apo ka ndonjë rrugë tjeter ligjore që unë mos t’a paguaj atë shumë pasi nuk kam mundësi ekonomike? Faleminderit,


Qytetari: M. L. Data: 18 November , 2019, Kategoria: procedura gjyqesore.

2 responses to “Pezullimi i ekzekutimit”

  1. 1

    Kundra vendimit te Apelit per shpenzimet gjyqesore mund te behet Rekurs ne gjykate te Larte nisur nga fakti se e ke shqyrtuar ceshtjen ne Apel.
    Bashke me rekursin mund te kerkosh edhe pezullimin e ekzekutimit te vendimit

  2. Mund të bësh ankim të Vendimit së bashku me kërkesën për pezullim në Gjykatën e lartë në lidhje me shpenzimet e avokatisë. Nuk ka asnjë rrugë tjetër ligjore.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet