Pezullimi i ceshtjes.

Pershendetje dhe pune te mbare!

Kam bere kerkese perjashtimi per gjyqtarin e ceshtjes por nuk eshte pranuar nga gjykata e Shkalles se Pare, per rrjedhoje kam paraqitur rekurs ne Gjykaten e Larte. Vendimi i Gjykates se Larte nuk ka dale akoma e megjithate gjyqtari i ceshtjes per te cilin eshte kerkuar perjashtimi nuk pranon te pezulloje ceshtjen, por le date per te shqyrtuar ceshtjen edhe pse nuk ka ende nje vendim te formes se prere nga gjykata e larte. Kerkesa per pezullim eshte bere ne baze te nenit 18 dhe 22 te K.P.P sepse gjyqtari nuk ka te drejte te jap vendim pa u marre vendimi qe e deklaron te papranueshme kerkesen e perjashtimit. Me thoni ju lutem si duhet te veproj?A kam te drejte te kerkoje perseri perjashtimin e gjyqtarit sepse nuk po zbaton proceduren? Ne pritje te pergjigjes suaj. Faleminderit per mirekuptimin!


Qytetari: E. V. Data: 26 October , 2020, Kategoria: procedura gjyqesore.

One response to “Pezullimi i ceshtjes.”

  1. 1

    Pershendetje,

    Sipas informacionit qe ju keni percjelle, referuar neneve 18, 19, 21 dhe 22 te Kodit te procedures penale, ju keni kërkuar përjashtimin e gjyqtarit, ne perputhje me rastet e parashikuara nga nenet 15, 16 dhe 17. Pas kerkeses suaj, per perjashtimin e gjyqtarit gjykata mund të pezullojë perkohesisht çdo veprimtari, procedurale ose ta kufizojë atë në kryerjen e veprimeve të ngutshme. Kërkesa për përjashtimin e gjyqtarëve shqyrtohet në dhomë këshillimi nga një gjyqtar tjetër i së njëjtës gjykatë, brenda 48 orëve nga paraqitja e kërkesës. Ne kete rast eshte marre vendim nga gjykata per mospranimin e kerkeses suaj per perjashtimin e gjyqtarit dhe per kete, ju keni ushtruar te drejten e rekursit ne gjykaten e larte. Ushtrimi i kesaj te drejte nga ana juaj, nuk pezullon vazhdimin e gjykimit.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet