Pershpejtimi i gjykimit – Apeli Administrativ

Pershendetje,

Cilat jane argumentat qe duhet te perdor per nje kerkese per procedim te pershpejtuar tek Gjykata Administrative e Apelit? Faleminderit,


Qytetari: S. P. Data: 22 February , 2021, Kategoria: procedura gjyqesore.

2 responses to “Pershpejtimi i gjykimit – Apeli Administrativ”

  1. Pershendetje,

    Shqyrtimi i çështjeve gjyqësore pranë gjykatës bëhet në bazë të një radhe gjykimi, në përputhje me periudhën e regjistrimit të çështjes gjyqësore pranë Sekretarisë Gjyqësore. Caktimi i datës dhe orës së gjykimit të çështjes së ardhur mbi bazen e ankimit të palës/palëve, bëhet nga gjyqtari relator, në përputhje me kalendarin e tij të shqyrtimit të çështjeve, duke marrë për bazë radhën, sipas kohës së ardhjes së dosjes në gjykatën administrative te apelit.
    Per shkak te mbingarkeses se gjykatave dhe vecanerisht atyre te apelit, mund te interesoheni vete prane sekretarise se Gjykates Administrative te Apelit ose te kerkoni pershpejtimin e gjykimit te ceshtjes, me nje kerkese me shkrim drejtuar kesaj gjykate, duke i parashtruar edhe shkaqet e motivuara, rrethanat konkrete dhe te vecanta, per te cilat kerkoni qe ankimi juaj te gjykohet “jashte rradhes”, pra ne menyre te pershpejtuar.
    Ne varesi te ceshtjes tuaj ju mund te parqisni edhe argumentat tuaja sesi ndikon vonese e ketij gjykimi ne jeten tuaj familjare ekonomike , apo edhe per motive shendetesore ju mund te paraqisni nje kerkese per pershpejtim te gjykimit te ceshtjes.

    Faleminderit

  2. Përshëndetje! Kërkesa për përshpejtim procedurash bazohet duke vënë në zbatim Vendimin nr.78, dt.30.05.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor, “Për kalendarin e shqyrtimit të çështjeve në Gjykatën e Apelit”, për rastet e përcaktuara më poshtë:
    “3. Sipas këtij vendimi shqyrtimi i një çështje mund të përshpejtohet vetëm mbi kërkesë të palëve, për shkak të natyrës dhe kategorisë specifike të çështjes ose për shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara, kur kjo nuk vjen në kundërshtim me ligjin.
    3.1 Çështje me natyrë dhe kategori specifike në kuptim të këtij vendimi janë ato çështje, ku mungesa e shqyrtimit të tyre brenda një afati më të shkurtër se afati i arsyeshëm sipas nenit 399/2 të Kodit të Procedurës Civile dhe/ose sipas këtij neni në lidhje me nenin 109, pika 4, të Ligjit nr.38/2017, datë 30.3.2017, pas sjell pasoja të rënda për palët në proces dhe për dhënien e drejtësisë.
    Çështje të tilla, sipas natyrës, janë:
    a. çështjet që kanë për objekt të drejta të fëmijës apo që kanë ndikim tek një fëmijë i mitur;
    b. çështjet me objekt zgjidhje ose pavlefshmëri martese;
    c. çështjet me objekt detyrim për ushqim;
    ç. çështjet me objekt kujdestarinë;
    d. çështjet me objekt heqjen, kufizimin ose kthimin e zotësisë për të vepruar dhe ato që kanë për objekt të drejta të personave që iu është hequr ose kufizuar zotësia për të vepruar;
    dh. çështjet me objekt birësimin;
    e. çështjet për të cilat gjykata e shkallës së parë është shprehur me vendim jopërfundimtar, ndaj të cilit është ushtruar e drejta e ankimit të veçantë, të tilla si: çështjet me objekt ndreqje gabimi, sqarim ose interpretim të vendimit gjyqësor të gjykatës së shkallës së parë; çështjet për të cilat gjykata e shkallës së parë ka vendosur mospranimin e ankimit në gjykatën e apelit kundër vendimit gjyqësor të gjykatës së shkallës së parë; çështjet me objekt rivendosjen në afat të ankimit në gjykatën e apelit; çështjet për të cilat gjykata e shkallës së parë ka vendosur kthimin e akteve ose pushimin e gjykimit;
    ë. çështjet për të cilat gjykata e shkallës së parë ka vendosur refuzimin e dhënies/lëshimit të urdhrit të ekzekutimit;
    f. çështjet me objekt plotësim të vendimit gjyqësor të gjykatës së shkallës së parë;
    g. çështjet me objekt vërtetim fakti juridik të vjetërsisë në punë ose njohjen e vërtetësisë apo pavërtetësisë së dokumentit me pasoja juridike sa i përket përfitimit të pensionit;
    gj. çështjet me objekt shpërblim dëmi nga zgjidhja e kontratës së punës;
    h. çështjet në të cilat pala që ka paraqitur ankim heq dorë nga ankimi ose ato në të cilat paditësi heq dorë nga e drejta e padisë;
    i. çështjet me interes apo ndjeshmëri veçanërisht të lartë për opinionin publik apo ato që prekin interesa të komuniteteve të caktuara, në veçanti ato në nevojë.
    3.2 Çështje të tilla, sipas kategorisë, janë:
    a. çështjet për të cilat Gjykata e Lartë ka vendosur kthimin/dërgimin për rigjykim në gjykatën e apelit;
    b. çështjet që kanë ardhur për gjykim në gjykatën e apelit pas rigjykimit të tyre në gjykatën e shkallës së parë; c. çështjet që duhen shqyrtuar për shkak të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
    4. Përveç sa parashikohet ne pikat 3.1 dhe 3.2 të këtij Kreu, për çdo lloj çështje, pavarësisht natyrës dhe kategorisë së saj, palët mund të kërkojnë përshpejtimin e shqyrtimit të saj për shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara, kur kjo nuk vjen në kundërshtim me ligjin. Këto shkaqe vlerësohen nga gjyqtari relator sipas bindjes së tij të brendshme, bazuar në rrethanat e parashtruara nga pala.
    5. Me “shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara” nënkuptohen ato shkaqe personale të palës të lidhura me shqyrtimin e çështjes dhe objektin e saj apo ato shkaqe që përcaktojnë ose kushtëzojnë ecurinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjes kryesore të palëve ndërgjyqëse, shkaqe këto, ekzistenca e të cilave, motivon shqyrtimin e përshpejtuar të çështjes, domethënë shqyrtimin e saj në një afat më të shkurtër nga afati ligjor apo nga afati i arsyeshëm sipas nenit 399/2 të Kodit të Procedurës Civile dhe/ose sipas këtij neni në lidhje me nenin 109, pika 4, të Ligjit nr.38/2017, datë 30.3.2017.
    6. “Shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara” mund të jenë, pa u kufizuar, si vijon:
    a. pamundësia objektive e palës për të marrë pjesë në shqyrtimin e çështjes në një të ardhme të caktuar, ndërsa ajo ka zgjedhur që mbrojtjen e interesave të saj në gjykim ta realizojë personalisht apo kur prania e saj në gjykim konsiderohet e qenësishme për efekt të procesit të të provuarit;
    b. gjendja shëndetësore e palës apo mosha e saj, është e tillë që mund të vërë në dyshim pritshmërinë e saj për një vendim gjyqësor që lidhet me një të drejtë personale;
    c. çështja ka përbërë shkak pezullimi për një çështje tjetër gjyqësore;
    ç. çështjet, shqyrtimi i të cilave në gjykatën e shkallës së parë ka zgjatur përmbi 2 vjet;
    d. çështjet të cilat ligji i ka përcaktuar në juridiksionin fillestar gjyqësor të gjykatës së apelit dhe shqyrtimi i të cilave në juridiksionin administrativ ka zgjatur përmbi 2 vjet. Kreu III Kërkesa për përshpejtimin e gjykim
    Për më tepër ju lutem referohuni: http://klgj.al/ëp-content/uploads/2019/10/Vendim-Nr.78-dat%C3%AB-30.05.2019-P%C3%8BR-KALENDARIN-E-SHQYRTIMIT-T%C3%8B-%C3%87%C3%8BSHTJEVE-N%C3%8B-GJYKAT%C3%8BN-E-APELIT.pdf . Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet