Dua te rimarr mbiemrin e vajzerise

Pershendetje,

Isha e interesuar te dija nese mund te marr perseri mbiemrin e vajzerise qe kam pasur, edhe pse pas martese kam marre mbiemrin e burrit? Faleminderit


Qytetari: I. S. Data: 17 February , 2021, Kategoria: Gjendja civile.

One response to “Dua te rimarr mbiemrin e vajzerise”

  1. Përshëndetje!
    Neni 57 i Ligjit Nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Per gjendjen civile” (i përditësuar) përcakton:
    “1. Mbiemri mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: a) sipas rasteve të parashikuara në Kodin e Familjes; b) me kërkesë të personit të interesuar, sipas procedurës së parashikuar në nenet 57/1 deri në 57/10 të këtij ligji.”
    Neni 51 i Kodit të Familjes, parashikon se: “ Bashkëshortët, kur lidhin martesën, kanë të drejtë të zgjedhin për të mbajtur si mbiemër të përbashkët njërin nga mbiemrat e tyre ose të mbajnë secili mbiemrin e vet. Mbiemri regjistrohet në regjistrin e martesave.”
    Sa më sipër, vleresoj se në momentin e lidhjes së martesës ju është dhene mundësia që te zgjidhni për të mbajtur mbiemrin tuaj ose merrni atë te bashkeshortit. Nësë me lidhjen e marteses keni zgjedhur mbiemrin e bashkëshortit, vleresoj se nuk mund ta ndryshoni tani. Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet