Perse nuk po thirrem ne gjykate?

A duhet te thirrem ne gjykate si i demtuar pasi kallzimi penal nga komisariati nr.3 i Tiranes ka shkuar ne prokurori? Faleminderit,


Qytetari: A. Y. Data: 30 July , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perse nuk po thirrem ne gjykate?”

  1. Pershendetje,

    Ne baze te nenit 59 te K.Pr. Penale, Nese ju jeni dëmtuar nga veprat penale të parashikuara nga nenet 90, 91, 92, 112 paragrafi i parë, 119, 119/b, 120, 121, 122, 125, 127 dhe 254 të Kodit Penal keni të drejtë të paraqisni kërkesë në gjykatë dhe të merrni pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit.

    Kusht i domosdoshëm për të ngritur akuzën private është që viktima akuzuese të jetë i dëmtuar prej njërës prej atyre veprave të parashikuara për këtë qëllim në nenin 59/1 të K.Pr.Penale. Personi i dëmtuar është personi fizik i cili është i lënduar në trupin e tij, i dëmtuar në shëndetin e tij, i dëmtuar për shkak të cënimit të së drejtave dhe lirive themelore, prekja dhe kufizimi i të cilave, mbrohet nga norma penale, i cënuar në moralin e tij dhe të familjes, etj

    Viktima akuzuese që nuk ka zotësi juridike për të vepruar i ushtron të drejtat që i janë njohur me ligj nëpërmjet përfaqësuesit ligjor.

    Viktima akuzuese ka të drejtë të paraqesë kërkesë në gjykatë dhe të marrë pjesë në gjykim si palë për të vërtetuar akuzën dhe për të kërkuar shpërblimin e dëmit. Gjykata Kushtetuese ka theksuar se ngritja e akuzës nga viktima akuzuese, nuk varet nga vendimmarrja e prokurorisë. Viktima akuzuese i drejtohet direkt gjykatës me akuzën e saj dhe merr pjesë aktivisht në proces për ta bindur gjykatën me anë të provave dhe fakteve që të marrë një vendim në favor të tij. Disponimin mbi akuzën penale e ka viktima akuzuese dhe jo prokurori.

    Ne rast se ju nuk jeni demtuar nga ndonje prej veprave penale te parashikuara nga neni 59 i K. Pr. Penale, atehere do te duhet te depozitohet kallzimi ne prokurori. Gjate kryerjes se hetimeve, prokuroria do ju therrase per t’ju pyetur dhe marre deklarimin tuaj. Ne cdo rast, ju keni te drejte te interesoheni dhe informoheni mbi statusin e procedimit penal dhe te merrni kopje te akteve, duke qene se jeni ne cilesine e viktimes akuzuese.

    Ne nenin 58 te K. Procedures Penale parashikohen te drejtat e viktimes se vepres penale:
    – të kërkojë ndjekjen penale të fajtorit;
    – të përfitojë kujdes mjekësor, ndihmë psikologjike, këshillim dhe shërbime të tjera të ofruara nga autoritetet, organizatat ose institucionet përgjegjëse për ndihmën ndaj viktimave të veprës penale;
    – të komunikojë në gjuhën e saj dhe të ndihmohet nga një përkthyes, interpretues i gjuhës së shenjave ose lehtësues i komunikimit për personat me aftësi të kufizuar në të folur dhe në të dëgjuar;
    – të zgjedhë mbrojtës dhe, kur është rasti, të përfitojë ndihmë juridike falas, sipas legjislacionit në fuqi;
    – të kërkojë, në çdo kohë, informacion për gjendjen e procedimit, si dhe të njihet me aktet e provat, pa cenuar parimin e sekretit hetimor;
    – të kërkojë marrjen e provave, si dhe të parashtrojë kërkesa të tjera përpara organit procedues;
    – të informohet për arrestimin e të akuzuarit dhe lirimin e tij, në kushtet e caktuara në këtë Kod;
    – të njoftohet për mosfillimin e procedimit, pushimin e çështjes, fillimin dhe përfundimin e gjykimit;
    – të bëjë ankim në gjykatë kundër vendimit të prokurorit për të mos filluar procedimin dhe vendimit të prokurorit ose gjyqtarit të seancës paraprake për të pushuar akuzën ose çështjen;
    – të kërkojë shpërblimin e dëmit dhe të pranohet si paditës civil në procesin penal;
    – të përjashtohet, në kushte të caktuara me ligj, nga pagimi i çdo shpenzimi për marrjen e akteve dhe tarife gjyqësore për paraqitjen e kërkesë-padisë që lidhen me statusin e viktimës së veprës penale;
    – të thirret në seancën paraprake dhe në seancën e parë gjyqësore;
    – të dëgjohet nga gjykata, edhe kur asnjëra nga palët nuk ka kërkuar thirrjen e saj si dëshmitar;
    – të ushtrojë të drejta të tjera të parashikuara nga ky Kod.

    Organi procedues njofton menjëherë viktimën për të drejtat e përmendura në paragrafin 1, të këtij neni, dhe mban procesverbal për njoftimin e tyre.
    Viktima që nuk ka zotësi për të vepruar, i ushtron të drejtat e saj nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor ose kujdestarit të tij, përveçse kur kjo nuk është në interesin e viktimës.

    Per informacione me te detajuara, Ju mund te kontaktoni edhe me linjen e gjelber per keshillim ligjor falas, nga e hena ne te premte, ora 08:00-14:00 ne numrin e tel. 0800 10 10.

    Faleminderit,

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet