Perpjestimi

Mirdita

U njoha me profilin tuaj nepermjet portalit PortaVendore.

Jam nje person me aftesi te kufizuar. Familja ime perbehet nga 4 te rritur dhe 4 femije te mitur. Kerkesa ime per informacion behet per shkak te nje gjygji per perpjestim prone.

– Per arsye caktimi perpjestueshmerie te prones (Shtepi banimi 2 kat), kam nevoje te dij saktesisht normat (pershire ligjet dhe vendimet perkatese) e aplikuara mbi sipërfaqen minimale për banor në njësite e banimit, normat e aplikueshme personave me aftesi te kufizuara si edhe lidhur me sherbimet higjeniko-sanitare dhe normat per numer total personash te familjes sipas gcertifikates se gjendjes familjare.

– KC percakton se:

“Pjesëtimi i sendit të përbashkët

Neni 207

Pjesëtimi i sendit të përbashkët bëhet me ndarjen e tij në natyrë sipas pjesëve që kanë bashkëpronarët, në qoftë se kjo ndarje është e mundshme dhe nuk dëmton qëllimin përkatës të sendit. ”

Cilat jane kriteret qe percaktojne mundesine e pjestimit (perpjestueshmerine) dhe qellimin perkates?

A jane te aplikueshme dispozitat e Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 626, datë 15.7.2015 Për miratimin e normativave të projektimit të banesave?

Faleminderit

Vahe Mokini


Qytetari: V. M. Data: 27 January , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perpjestimi”

  1. Në Kodin Civil jepet vetëm parimi se çfarë duhet të mbahet parasysh në ndarjen e pasurisë. Në këtë rast gjykata cakton një ekspert të fushës së ndërtimit për të përcaktuar nëse është i mundur ndarja fizike e sendit. Eksperti në vlerësimin që i bën pasurisë së pjesëtueshme bën vlerësimin që mos të dëmtohet qëllimi ose destinacioni i pronës, duke vlerësuar funksionalitetin e secilit send të mundshëm të ndarë. Në vlerësimin që bën eksperti nuk mbahet parasysh norma e projektimit të banesave për frymë. Kjo për arsye se sendi është çështje private dhe pjesëtohet vetëm nga bashkëpronarët dhe nuk merr parasysh pjesëtarët e familjes së secilit prej tyre. Normat e projektimit të banesave shërbejnë për banesat sociale që bën Bashkia, me qëllim strehimin e banorëve, bazuar në frymë për familje. Pra, dispozitat e VKM-së nr. 626, datë 15.07.2015 “Për miratimin e normativave të projektimit të banesave” nuk mbahen parasysh as nga gjykata dhe as nga eksperti që bën vlerësimin e pasurisë.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet