Perpjestim prone

Pershendetje te nderuar dhe faleminderit shume per pergjigjet tuaja aq profesionale ne ndihme te qytetareve ne nevoje! Pyetja ime eshte si me poshte vijon. Ne vitin 2001 babai im merr nje certifikate pronesie te nje prone si trashegimni e lene nga babai i vet (pra gjyshi im). Im ate ka nderruar jete dhe ka lene pas 7 femije dhe bashkeshorten. Kush perfiton pjese nga kjo pronesi te 7 femijet apo vetem ata qe kane qene ne certifikaten familjare ne vitin 2001? Faleminderit!


Qytetari: E. V. Data: 17 August , 2020, Kategoria: Uncategorized.

One response to “Perpjestim prone”

  1. 2

    Pershendetje,

    Nese nuk ka nje testament te lene nga babai juaj, atehere pasuria e tij do i nenshtrohet trashegimise ligjore.
    Trashegimtare jane fëmijët dhe bashkëshortja e aftë ose e paaftë për punë, duke trashëguar secili në pjesë të barabarta, pavaresisht nese jane ose jo ne certifikate familjare ne momentin qe trashegim lenesi ka nderruar jete. (neni 360 e ne vijim i Kodit Civil)

    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet