Perparesite e aksionit

Pershendetje,

Perse ligji i prezumon shterues perparesite qe rrjedhin nga aksioni? Faleminderit,


Qytetari: a. e. Data: 23 November , 2020, Kategoria: Tregtare.

One response to “Perparesite e aksionit”

  1. Pershendetje. Pika 2 e nenit 116 e ligjit “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare”, nuk prezumon shteruese perparesite qe rrjedhin nga aksioni, por shprehet se: “Shënimi në statut i përparësive, që rrjedhin nga zotërimi i këtyre aksioneve, prezumohet shterues.” Kjo do te thote qe nese ne Statut jane te percaktuar aksione me perparesi dhe eshte percaktuar edhe lista perkatese e perparesive, atehere kjo eshte ezauruese, pra perparesite e aksionit jane vetem ato qe njihen ne statut. Nese Statuti nuk ka te parashikuar nje liste perparesish do te zbatohen ato qe jane te parashikuara ne ligj.

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet