Ekzekutimi i pensionit ushqimor nga permbarimi

Pershendetje,

Perse sherbimi permbarimor shteteror nuk e ekzekuton pensionin ushqimor, pasi me thote qe nuk bej ekzekutime deri kur te thote KLGJ-ja?  Une lexova ne faqen e KLGJ-së se ketoj lloj detyrimesh mund te ekzekutohen.

Ju faleminderit


Qytetari: A. N. Data: 9 May , 2020, Kategoria: Uncategorized.

2 responses to “Ekzekutimi i pensionit ushqimor nga permbarimi”

  1. 1

    Pershendetje
    Ekzekutimi i titujve ekzekutive qe rrjedhin nga çështje familjare per përkujdesjen dhe detyrimet per ushqim jane te ekzekutueshme gjate pandemise se COVID-19 sipas AKTIT NORMATIV Nr. 13, datë 2.4.2020. Nese sherbimi permbarimor shteteror nuk kryen ekzekutimin e detyrimit ne rastin tuaj, me justifikimin se kjo eshte e ndaluar per shkak te masave te marra, ju keshilloj te drejtoni nje kerkese-ankese, drejtuar Drejtorise se pergjithshme te Permbarimit, dhe Ministrise se Drejtesise si organi epror i cili mbykqyr veprimtarine e sherbimit permbarimor. Kerkese – ankesen tuaj mund ta depozitoni nepermjet sherbimit postar ose nepermjet portalit e- albania (shqiperiaqeduam.al),(ankesa trajtohet brenda 10 dite pune), dhe organet kompetente verifikojne rastin dhe marrin masat e nevojshme ne lidhje me problematiken tuaj.
    Faleminderit

  2. 1

    Pershendetje
    Ekzekutimi i titujve ekzekutivë që rrjedhin nga çështje familjare per përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim jane te ekzekutueshme edhe gjate pandemise se COVID-19.
    AKTI NORMATIV Nr. 13, datë 2.4.2020 ‘PËR MARRJEN E MASAVE TË VEÇANTA NË FUSHËN E VEPRIMTARISË SË
    SHËRBIMIT PËRMBARIMOR GJYQËSOR, NDËRMJETËSIMIT DHE ADMINISTRIMIT TË PROCEDURAVE TË FALIMENTIMIT GJATË
    KOHËZGJATJES SË GJENDJES SË EPIDEMISË SË SHKAKTUAR NGA COVID-19’ percakton se nga data e hyrjes në fuqi të këtij akti normativ deri në përfundimin e gjendjes së epidemisë së
    shkaktuar nga përhapja e COVID-19 pezullohen afatet për kryerjen e veprimeve procedurale të
    përmbaruesit gjyqësor shtetëror apo privat, pervec rasteve si meposhte :
    a) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë që rrjedhin nga çështje familjare, me objekt kujdesin,
    detyrimet dhe respektimin e të drejtave të të miturve, kujdestarinë, birësimin, ushtrimin e
    përgjegjësisë prindërore, përkujdesjen dhe detyrimet për ushqim;
    b) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me objekt urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e
    menjëhershëm të mbrojtjes;
    c) Për ekzekutimin e titujve ekzekutivë, me objekt masat e sigurimit të padisë për çështje
    administrative dhe për çështjet civile, në të cilat gjykata ka dhënë vendim për sigurimin e padisë ose
    vendim me ekzekutim të përkohshëm, kur nga vonesa e ekzekutimit ose e kryerjes së veprimeve
    procedurale bëhet i pamundur ekzekutimi i këtyre titujve ekzekutivë, pas përfundimit të gjendjes së
    epidemisë;
    ç) Nëse është e domosdoshme shmangia e dëmtimit të masës së falimentimit;
    d) Për ndërmjetësimin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në fushën penale, kur gjatë hetimit
    vlerësohet si e nevojshme për mbrojtjen e interesave të të miturit.
    Faleminderit

Leave a Reply


Kthehu tek pyetjet